Standarti i dyfishtë/ Bashkia e Tiranës lejon koncertet, por ndalon protestat dhe gjobit qytetarët!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tashmë është bërë e ditur nga të gjithë se Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, funksionojnë me standarte të dyfishta kur vjen pun ate trajtimi i qytetarëve të Tiranës.

Edhe pse dita-ditës shtohen gjobat ndaj qytetarëve për mosvënien e maskave, apo mënyrën e vënies së gabuar të tyre, si dhe shtohen procedimet e gjobat ndaj qytetarëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar, Bashkia e Tiranës nga ana tjetër vetëm sa shton gjithmonë e më shumë tubimet që janë në funksion të promovimit dhe propagandës së saj.

Bashkia e kryeqytetit vazhdon që të tallë hapur qytetarët taksapagues të saj, duke vepruar me moton “ca të nënës e ca të njerkës”. Jo më larg se pasditen e sotme, bashkia ka organizuar sërish një koncert recital në Amfiteatrin e Liqenit ku kanë performuar “Tre Musketirët”, Elton Deda, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka. Sikur të mos mjaftonte, ky koncert është bërë edhe me qëllime fitimi në këtë kohë pandemie, pasi bileta për të marrë pjesë në koncert ishte 500 Lekë.

Pra për njerëzit që punojnë për të ruajtur statusquon e kryetarit të Bashkisë, për njerëzit që promovojnë punën propaganduese të Veliajt, ka një “sy qorr dhe një vesh shurdh”, dhe lejohen tubimet, ndërsa për qytetarët e tjerë, që paguajnë taksa rregullisht dhe që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën legjitime të protestës, nuk lejohen tubimet për shkak të pandemisë, pavarësisht se respektohen të gjitha masat dhe protokollet anti-covid.

Ja pra ku shembujt se si kryebashkiaku i Tiranës dhe “ushtria” e tij propanganduese veprojnë me standarte të dyfishta janë të përditshme dhe të prekshme. Kush kërkon të shohë dhe të kuptojë faktet janë aty në terren dhe flasin vetë!/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento