Skip to content
Kryesore

Stafa dorëzon provat për mungesën e kimioterapive në SPAK

· 1 min lexim

Gazetari Osman Stafa u shpreh në SPAK , se dorëzoi prova në lidhje me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët e sëmurë me tumore dhe kancer.

Ai ka shtuar se një kallëzim i bërë prej tij më parë në Prokurorinë e Tiranës, u përball me një vendim skandaloz për mos hetim të rastit.

Stafa u shpreh se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve.

Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz.

QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa.
Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur.

Mjekët duhet të marrin trajtim psikologjik sepse vdekja për ta është bërë normalistët”, tha ai.