Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spiropali: Raporti i OLAF, aludim/ Reagon ashpër Bardhi: Avokati politike

21:07 16/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Pas publikimit të raportit nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), i cili zbuloi keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri, Partia Demokratike (PD) ka akuzuar qeverinë për abuzim me fondet e BE-së. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një mocion me debat në Kuvend dhe një komision të posaçëm për të hetuar akuzat.

Bardhi theksoi se raporti i OLAF zbuloi shkelje serioze dhe abuzime me fondet e destinuara për zhvillimin rural, duke dëmtuar reputacionin e Shqipërisë dhe penguar zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Ai deklaroi se këto abuzime kanë ndikuar negativisht në mundësitë e vendit për të përfituar fonde të ardhshme nga BE-ja.

Në kundërshtim me kërkesën e opozitës, mazhoranca refuzoi të debatojë mbi raportin e OLAF, duke e cilësuar atë si një aludim nga deputetët e opozitës dhe jo një dokument të bazuar në fakte. Sipas mazhorancës, raporti është jozyrtar dhe i pabazuar, prandaj nuk justifikon një debat të posaçëm në Kuvend. Nga ana e saj, mazhoranca përmes ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, e justifikoi shmangien e mocionit me faktin se debatet bëhen mbi bazën e raporteve dhe konkluzioneve përfundimtare, jo mbi aludime dhe akuza politike me qëllim final gjyqin popullor.

Bardhi, megjithatë, kundërshtoi këtë qëndrim, duke theksuar se raporti është publik dhe i disponueshëm në faqen e Komisionit Europian, duke i bërë thirrje mazhorancës të marrë seriozisht akuzat dhe të ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar problemet e ngritura.

Ndërkohë Gazeta Reforma, verifikoi  se raporti i OLAF është publik në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Lexo më shumë:

Masakra me fondet e bujqësisë, mazhoranca nuk pranon debat për raportin e OLAF

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Abuzimet me fondet e BEElisa Spiropaligazment bardhi

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para
AMA “mbyll sytë” për shkeljet, Top Channel transmeton skena të papërshtatshme

AMA “mbyll sytë” për shkeljet, Top Channel transmeton skena të papërshtatshme

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English