Skip to content
Të Gjitha

Spiropali ironi të fortë me Bashën: Është koha të përgjigjesh, mos bëj si “derri i kënaqun i Migjenit”

· 1 min lexim

Edhe pse opozita tashmë është jashtë parlamentit dhe me asnjë të drejtë më mbi vendimmarrjen, akuzat dhe ironitë vazhdojnë më shumë se çdo herë nga ana e të dyja palëve.

Megjithatë këtë herë “molla e sherrit” ka qenë deklarata e Partisë Demokratike sa i përket vendimit të Prokurorisë  për lobimin që kjo parti ka bërë në SHBA.

E gjithë situata është krijuar pas zbardhjes së dy-letër-porosive nga SHBA dhe Skocia për PD.

Selia blu e ka quajtur një vendim të paligjshëm dhe të ndikuar politikisht, mirëpo kjo gjë nuk i ka tingëlluar aspekt mirë, Ministre së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social, Twitter, Spiropali ka thënë se Basha është duke gënjyer “si derri i knaqun i Migjenit”, sapo ka dalë nga dera e Prokurorisë.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria i’a nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!”, thotë Spiropali.