Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK zbardh bilancin për krimet zgjedhore: 43 procedime penale

11:19 26/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Organizatat që monitoruan zgjedhjet e 11 majit organizuan të enjten një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e institucioneve dhe përfaqësuesve të partive politike.Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili prezantoi bilancin e punës së Prokurorisë së Posaçme lidhur me krimet zgjedhore.

Dumani bëri të ditur se janë administruar gjithsej 192 materiale që lidhen me dyshime për shkelje penale gjatë procesit zgjedhor.

Nga këto, 43 janë regjistruar si procedime penale dhe kanë kaluar në fazën e hetimit, ndërsa për 40 raste është vendosur mosfillimi i hetimit për shkak të mungesës së elementeve të veprës penale.

Sipas kreut të SPAK, 40 materiale të tjera janë përcjellë për kompetencë tek prokuroritë e juridiksioneve përkatëse, 22 ndodhen ende në proces verifikimi nga policia, ndërsa 17 janë bashkuar me dosje ekzistuese.

Shumica e këtyre procedimeve, sipas Dumanit, kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor:
35 raste për korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve,
4 raste për korrupsion aktiv dhe pasiv,
1 rast për përdorim të funksionit publik për qëllime private,
1 rast për shpërdorim detyre,
dhe 1 tjetër për kanosje apo dhunë ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

Dumani njoftoi se hetimet janë ende aktive, me ekzekutimin e 20 urdhrave gjyqësorë për kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, si dhe sekuestrimin e dokumenteve e provave të rëndësishme.

Ai theksoi gjithashtu se kallëzimet e partive politike shpesh kanë qenë të paplota dhe jo të sakta.

“Kemi komunikuar me përfaqësuesit e tyre dhe kemi trajtuar rastet në kohë të shpejtë, bazuar në analiza të detajuara të provave dhe dokumentacionit përkatës,” tha ai.

Në fund, Dumani sqaroi se nga 43 rastet për të cilat është vendosur mosfillimi i hetimit, vetëm tre janë ankimuar dhe në të treja rastet Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e SPAK.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dumaniSPAK

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para
Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Vlorë

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Vlorë

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English