Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK në gjumë të thellë: Si e grabitën oligarkët Shqipërinë sektor pas sektori

18:08 15/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ndërsa Prokuroria e Posaçme hesht, oligopolet po shkatërrojnë ekonominë shqiptare në sytë e AK që ka kthyer kurrizin ndaj qytetarëve. I njëjti skenar përsëritet në çdo sektor, duke vjedhur xhepat e shqiptarëve.

Ndërsa bankat shqiptare festojnë fitime rekord prej 315 milionë eurosh, qytetarët mezi paguajnë këstet e kredive. Kjo është Shqipëria e oligarkëve, ku SPAK-u hesht dhe Autoriteti i Konkurrencës është kthyer në spektator të një grabitjeje kombëtare.

Historia përsëritet me një precizion që të tremb. Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës hapi një “hetim” ndaj Vodafone dhe One Albania për abuzim me çmimet. Por në zyrën e Denar Bibës, kreut të këtij institucioni që ka tradhtuar misionin e tij, hetimet kanë vetëm një fat – sirtarin.

Skema është e njëjta në çdo sektor. Në telekomunikacion, dy kompani kontrollojnë tregun duke ofruar shërbim skandaloz me çmime europiane. Vodafone dhe One Albania kanë krijuar një oligopol perfekt, duke mashtruar sistematikisht qytetarët me “oferta” që fshehin rritje çmimesh.

Në tregun e sigurimeve, një tjetër kartel po thith gjakun e qytetarëve. SIGAL UNIQA e Ponarit (20.91%), Albsig e Kastratit (18.96%) dhe Eurosig e Morinajt (13.8%) kanë orkestruar një rritje të koordinuar çmimesh që arrin deri në 32%. Një makinë e thjeshtë në Tiranë sot paguan 21,700 lekë për TPL – 15% më shumë se viti i kaluar. Të rinjtë nën 21 vjeç goditën më rëndë – 25,000 lekë, një rritje prej 32%.

Skema vazhon edhe në sistemin bankar. Me fitime rekord prej 315 milionë eurosh në 2023 dhe një rritje marramendëse prej 65% vetëm në janar 2024, bankat shqiptare po demonstrojnë se si funksionon një oligopol perfekt. Komisionet rriten, kushtet ashpërsohen, por fitimet shkojnë vetëm në një drejtim – lart.

Sistemi bankar shqiptar ka vendosur tarifa që sfidojnë çdo logjikë. Tërheqja nga ATM-ja e një banke tjetër kushton 500 lekë – një tarifë absurde krahasuar me standardet europiane. Transfertat jashtë vendit tarifojnë deri në 300 euro, ndërsa në Angli i njëjti shërbim kushton maksimumi 30 pound.

Edhe për shërbime bazike si mirëmbajtja e llogarisë (150-200 lekë në muaj), tërheqja kesh apo veprimet në sportel, qytetarët detyrohen të paguajnë. Absurde është edhe tarifa për të derdhur para në bankë – 300 lekë komision. Këto kosto e rendisin Shqipërinë ndër vendet me komisionet më të larta bankare.

Teknologjia nuk i ka shpëtuar dot kthetrave të oligarkëve. Tek AKSHI, dy kompani – Soft & Solution dhe Fastech – përpinë 94% të tenderave, ose 26.7 milionë euro nga 28.3 milionë totali. Mesatarisht 1.25 oferta për tender tregon se “konkurrenca” është thjesht një farsë.

Edhe ushqimin e përditshëm na e kontrollojnë oligopolet. Erzeni, Gjirofarma, Lufra dhe Shaka Boboshtica diktojnë çmimet e bulmetrave, ndërsa qumështi është shtrenjtuar 14.3% në një vit. Por sipas Denar Bibës, “fajtorë janë fermerët” – një tallje e hapur me inteligjencën e qytetarëve.

Është i njëjti Biba që në shtator 2021, me tre firma në një letër, shpëtoi kompanitë e miellit nga një gjobë 5 milionë euro. Sot, ai vazhdon të marrë rrogë nga po ata taksapagues që ka tradhtuar sistematikisht.

Në shënjestër është edhe sektori farmaceutik. Nga 1,575 farmaci në 2014, sot kemi 2,917 – shumica nën kontrollin e pak grupeve të fuqishme. Në Rinas, edhe taksitë kontrollohen nga monopoli i Kastratit. Nga karburantet te dializat e Allajbeut, nga energjia elektrike te telekomunikacioni – një grusht oligarkësh po thellojnë kontrollin e tyre mbi çdo aspekt të jetës sonë.

SPAK ka në dorë të gjitha provat. Ligji nr. 9121 për Mbrojtjen e Konkurrencës është i qartë – fiksimi i çmimeve dënohet me gjoba deri në 10% të xhiros. Por ligji mbetet në letër ndërsa oligarkët po kthejnë Shqipërinë në pronën e tyre private.

Heshtja e SPAK-ut po kushton shumë. Ndërsa institucionet rregullatore kanë dorëzuar armët, një grusht njerëzish po pasurohen duke vjedhur sistematikisht xhepat e shqiptarëve.

Provat janë aty, ligji është i qartë, dëmi ekonomik po rritet. Nëse SPAK nuk vepron tani, Shqipëria rrezikon të kthehet në pronë private të oligarkëve.

/gazetareforma.com

Etiketa: oligopolreformaeditorialSPAK

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Spitali i Tropojës në krizë, pacientët detyrohen të marrin ndihmë në Gjakovë

Spitali i Tropojës në krizë, pacientët detyrohen të marrin ndihmë në Gjakovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.