Skip to content
Kryesore

SPAK kërkon 26 vite burg për të pandehurit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës

· 2 min lexim

SPAK ka paraqitur pretencën përfundimtare për çështjen e Inceneratorit të Tiranës, duke kërkuar gjithsej 26 vite burg për tetë të pandehurit e akuzuar për shpërdorim detyre. Vendimi i GJKKO-së pritet të jepet më 16 prill, ora 13:00.

Në kërkesën e paraqitur, SPAK kërkon dënime me burg për secilin nga të pandehurit si dhe ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Dënimet e kërkuara nga SPAK për të pandehurit:

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që ulet në 2.8 vite, si dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Bledar Karoli, anëtar i komisionit: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që ulet në 2.8 vite, dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Fatjon Murati, anëtar i komisionit: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që ulet në 2.8 vite, dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Taulant Tushe, anëtar i komisionit: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që ulet në 2.8 vite, dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Namik Simixhiu, anëtar i komisionit: 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që ulet në 2.8 vite.

Valbona Ballgjini, drejtoreshë juridike: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që konvertohet në shërbim prove.

Sidita Kopliku, anëtare e komisionit: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që konvertohet në shërbim prove.

Jetmir Llapaj, ish-punonjës i QKB: 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, që konvertohet në shërbim prove.

Në seancën e fundit të gjyqit në shkallë të parë, e zhvilluar këtë të hënë, përfunduan pretendimet e mbrojtjes. Të tetë të akuzuarit mohuan akuzat dhe kërkuan pafajësi.