Skip to content
Ekonomi

Spak kërkesë shtesë për buxhetin

· 1 min lexim

Projektbuxheti i vitit 2025 parashikon një fond prej rreth 2.17 miliardë lekësh për Prokurorinë e Posaçme.

Gjatë diskutimeve të sotme në Komisionin e Ligjeve, u shqyrtua edhe kërkesa e SPAK-ut për shtesa buxhetore.

SPAK ka dërguar një shkresë ku ka kërkuar fonde shtesë për të mbuluar rritjen e pagave si dhe për rikonstruksionin e godinës, duke argumentuar se këto përmirësime janë të nevojshme për të rritur efektivitetin e institucionit.