Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK i afrohet bërthamës, 20 persona të pyetur në 2 javë: Hetimet shtrëngojnë rrethin te AKSHI dhe Karçanaj

16:15 03/12/2025
Reading Time: 4 min lexim

SPAK ka shtrënguar hetimet ndaj tenderave të AKSHI-t, duke thirrur mbi 20 persona në vetëm dy javë, mes tyre drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe disa nga punonjësit e strukturës që prej vitesh është kthyer në simbol të korrupsionit dixhital, dështimeve sistemike dhe shpërdorimit të fondeve publike. Ndërsa oficerët e BKH-së kontrollojnë kompani si “Soft & Solution” e Ermal Beqirit dhe mbledhin dokumente që lidhin fijet me një rrjet tenderash të fryrë, mbetet e qartë se hetimi është afruar më shumë se kurrë tek vetë agjencia që ka ndërtuar një imperium pa kontroll dhe pa përgjegjësi.

AKSHI ndërkohë vijon ritmin e zakonshëm të shfrytëzimit të parasë publike. Vetëm këtë gusht u hap tenderi 2.57 milionë euro për platformën ACRIS, një projekt tjetër që ndjek modelin klasik të agjencisë: një sistem që në letër është reformë, në praktikë është faturë, dhe në realitet nuk do të shfrytëzohet kurrë. Kjo histori është përsëritur dhjetëra herë. Qindra milionë lekë u hodhën për riformatimin e e-Albania-s, ndërkohë që faqja mbeti e pasigurt, e paqëndrueshme dhe bie në funksion sa herë që ka ngarkesë më të lartë. Në vitin 2022, sulmi iranian e çoi në kolaps të gjithë sistemin elektronik të shtetit, duke ekspozuar nivele të frikshme të paaftësisë institucionale. E megjithatë askush nuk mbajti përgjegjësi. Nuk pati auditim. Nuk pati raport publik. Nuk pati asnjë dokument teknik nga AKSHI që të shpjegonte shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale.

Por dështimet e AKSHI-t nuk nisin as me sulmin iranian, as me platformat fantazmë, as me mungesën e sigurisë. Ato nisin me rrjedhjet masive të të dhënave që kanë tronditur vendin, duke e kthyer Shqipërinë në shembull të keq të menaxhimit të informacionit publik.

Në 2021, u publikua databaza e famshme e patronazhistëve, që ekspozoi të dhënat personale, bindjet politike, adresat, kontaktet dhe preferencat e qytetarëve të Shqipërisë. Ky ishte një skandal që në çdo vend europian do të kishte çuar në dorëheqje të menjëhershme dhe ndjekje penale. Në Shqipëri, u mbyll me konferenca relativizuese. Asnjë hetim nuk shkoi deri te AKSHI, ndonëse të gjitha gjurmët nisnin aty. U publikuan edhe databaza të tjera me paga, rroga, numra telefoni, funksione shtetërore dhe të dhëna sensitive për qindra mijëra qytetarë. Çdo rrjedhje e të dhënave tregonte një të vërtetë të vetme: AKSHI nuk zotëron as kontroll, as siguri, as standarde bazike teknike.

Agjencia nuk ka mbajtur asnjëherë inventar real të të dhënave që qarkullojnë në sistemet e saj, nuk ka dokumentim teknik të hapur, nuk ka logje transparence, nuk ka kontroll të aksesit dhe nuk ka arkitekturë të unifikuar sigurie. Qytetarët e paguajnë koston e kësaj anarkie dixhitale përmes humbjes së privatësisë, ekspozimit ndaj mashtrimeve, shantazhit të mundshëm politik dhe një klime të përgjithshme frike ndaj teknologjisë së shtetit.

Por skandalet e AKSHI-t shkojnë akoma më thellë. Agjencia ka instaluar një monopol absolut mbi tregun e teknologjisë në Shqipëri. Të gjitha tenderat më të rëndësishëm qendrojnë të centralizuar në duart e saj. Të njëjtat kompani marrin gjithmonë kontrata, shpesh pa konkurrencë reale. Tenderat përfshijnë çmime të fryra, terma të mjegullt teknikë, mungesë dokumentacioni dhe kritere që favorizojnë një grup të vogël përfituesish të lidhur me politikën. Në këtë rreth përfshihen figura të njohura si Ermal Beqiri, entitete të lidhura me Ilir Beqajn, Gerond Meçe dhe kompani që prej vitesh ndjekin ciklin tender-faturë-dështim, ndërsa AKSHI mban dorezën e hekurit mbi gjithë procesin.

Në të njëjtën kohë, AKSHI ka prodhuar një mur propagande rreth vetes, duke shitur platforma të dështuara si “inovacion”, prezantuar video pompoze, promovuar teknologji të cilat nuk janë përdorur kurrë dhe duke simuluar rezultate kombëtare që nuk ekzistojnë. Në realitet, Shqipëria renditet e 62-ta në botë për qeverisje elektronike dhe eksporton vetëm 240 milionë dollarë ICT. Për një dekadë investimesh të pretenduara në digjitalizim, këto rezultate janë tregues se fondet nuk janë përdorur për zhvillim, por për shpërndarje.

Në fund, rrënja e gjithë kësaj piramide mbetet e njëjta: AKSHI ka qenë një institucion totalisht i mbrojtur politikisht. Karçanaj është figurë e ngjitur pas Kryeministrit, jo vetëm institucionalisht, por edhe personalisht. E ka shndërruar agjencinë në një pikë kyçe të menaxhimit të fondeve që kalojnë nën pretekstin e digjitalizimit. Tenderat e teknologjisë janë kthyer në një rrjet të sofistikuar ekonomiko-politik, ku teknologjia shërben si mbulesë për pagesa të fryra dhe për kontrata të cilat nuk prodhojnë asnjë vlerë reale.

SPAK sot ka filluar të prekë shtresat e jashtme të këtij sistemi: kontraktorët, nën-kontraktorët, individët që kanë marrë tendera dhe kanë përfituar prej tyre. Por thelbi i skemës është vetë agjencia që i ka konceptuar, aprovuar dhe firmosur. E gjithë historia e patronazhistëve, e databazave të rrjedhura, e sulmeve kibernetike, e tenderave të fryra, e platformave të dështuara, e mungesës së transparencës, e monopolizimit të tregut dhe e mbrojtjes politike të AKSHI-t tregon se korrupsioni nuk është një anomali, por është vetë arkitektura funksionale e institucionit.

Deri kur SPAK të vendosë të shkojë deri te kjo bërthamë, çdo hetim mbetet i pjesshëm. Çdo platformë e re mbetet një formë e vjetër për të zhdukur para publike. Dhe çdo deklaratë për inovacion mbetet një fasadë për një realitet ku qytetarët humbin të dhënat, shteti humb besueshmërinë dhe buxheti humb miliona. Shqipëria nuk ka dështuar me teknologjinë. Teknologjia është përdorur qëllimisht për të dështuar popullin.

Etiketa: AKSHIMirlinda KarcanajreformaeditorialSPAK

Të tjera

Protestat e fermerëve grekë paralizojnë qarkullimin, aksi Kakavijë-Janinë mbetet i bllokuar prej orës 19:00
Aktualitet

Protestat e fermerëve grekë paralizojnë qarkullimin, aksi Kakavijë-Janinë mbetet i bllokuar prej orës 19:00

Protestat e gjera të fermerëve në Greqi po shkaktojnë paralizim të akseve kryesore rrugore dhe ndikim të drejtpërdrejtë edhe në...

11:57 03/12/2025
Skandali që tronditi BE-në: Arrestimi i Mogherinit ndez pyetje për lidhjet e saj me Tiranën
Aktualitet

Skandali që tronditi BE-në: Arrestimi i Mogherinit ndez pyetje për lidhjet e saj me Tiranën

Bastisjet e gjera në institucionet e Bashkimit Europian kanë çuar në arrestimin e Federica Mogherinit, ish kryediplomates së BE-së dhe...

15:17 02/12/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK i afrohet bërthamës, 20 persona të pyetur në 2 javë: Hetimet shtrëngojnë rrethin te AKSHI dhe Karçanaj

SPAK i afrohet bërthamës, 20 persona të pyetur në 2 javë: Hetimet shtrëngojnë rrethin te AKSHI dhe Karçanaj

16:15 03/12/2025
Protestat e fermerëve grekë paralizojnë qarkullimin, aksi Kakavijë-Janinë mbetet i bllokuar prej orës 19:00

Protestat e fermerëve grekë paralizojnë qarkullimin, aksi Kakavijë-Janinë mbetet i bllokuar prej orës 19:00

11:57 03/12/2025
Skandali që tronditi BE-në: Arrestimi i Mogherinit ndez pyetje për lidhjet e saj me Tiranën

Skandali që tronditi BE-në: Arrestimi i Mogherinit ndez pyetje për lidhjet e saj me Tiranën

15:17 02/12/2025
Bastisje në institucionet e BE-së, arrestohet Federica Mogherini për dyshime korrupsioni

Bastisje në institucionet e BE-së, arrestohet Federica Mogherini për dyshime korrupsioni

13:56 02/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.