Skip to content
Politikë

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë parashikon rendi i ditës

· 1 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 13:00 në një seancë të radhës plenare, sipas urdhrit të lëshuar nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen disa çështje, përfshirë miratimin e procesverbalit të seancës së mbajtur më 5 qershor dhe diskutimin e projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Seanca e mëparshme, e planifikuar për datën 12 qershor, ishte anuluar për shkak të mungesës së kryetares Spiropali, e cila ndodhej në një vizitë zyrtare në Ukrainë.

Rendi i ditës për sot përfshin:
1. Miratimin e procesverbalit të seancës së datës 5 qershor 2025;
2. Njoftime nga Kryesia;
3. Shqyrtimin e projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”;
4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar të bëjnë publik rendin e ditës, të informojnë deputetët përmes komunikimit elektronik dhe të përgatisin dokumentacionin për shqyrtim parlamentar.
Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë pas lëshimit.