Skip to content
Politikë

Sot raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

· 1 min lexim

Raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet sot në Bruksel. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim në nivel kryenegociatorësh, mes atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe homologun e tij nga Beogradi, Petar Petkoviq.

Qëllimi i takimit është të diskutohen mënyrat se si të ecet përpara në procesin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Më herët edhe kreu i NATO-s Marke Rutte tha se BE po bën përparime të vogla lidhur me dialogun Kosovë-Serbisë dhe se Rusia po përfiton nga dobësitë e tyre.