Sot protesta e radhës për Klodian Rashën/ Por qeveria merr masa… ja si po blindohet Kryeministria

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët nuk janë dorëzuar dhe sot do të organizojnë një tjetër protestë madhështore për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha, nga policia.

Por duket se as autoritetet shtetërore nuk janë dorëzuar dhe menjëherë sot janë riorganizuar duke marrë masa të hekurta për shtypjen e protestave me të gjitha masat dhe mjetet.

Teksa nuk na ndajnë shumë nga protesta e orës 18:00 në kryeqytet, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, i cili dy ditë më parë theu orën policore dhe nuk i’u bind urdhrit të policit për të ndalur, veprim që e pagoi me jetën e tij, policia ka ndërmarrë të gjitha masat për t’iu paraprirë çdo situate të mundshme.

foto galeri

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga media, në kryeministri do të stacionohen dhe autoblinda të policisë.

Në terren ditën e sotme të angazhuar në ruajtjen e sigurisë në protestë, do të jenë 800 punonjës policie, ndërsa tubimi thuhet se do të nisë nga Ministria e Brendshme.

Mësohet se policët kanë marrë direktiva të qarta që të mos bien pre e provokimeve në protestë, ndërsa qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangun tubime të tilla, pasi është e ndaluar në këtë kohë pandemie.

foto galeri

Dje për 5 orë me radhë u mbajt një protestë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.

Ata sulmuan dyert e dritaret e ministrisë së Brendshme fillimisht, për të vijuar me Kryeministrinë, e sheshin “Skënderbej”. Pas ngjarjes mbetën të plagosën 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të humbasë njërin sy.

Policia arrestoi tre personat e proceduar 7 të tjerë, mes tyre edhe reperin Stresi, por këto masa dhe paralajmërimet policore duket se nuk do i ndalin protestuesit. Kujtojmë se në këtë orë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar në dalje për mediat, ku do të japë qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

foto galeri

foto galeri

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento