Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka thumbuar përsëri stafin qeverisës të Ramës përmes një postimi në Facebook. Ai ka bërë një raportim si gjithmonë mbi seancën e sotme plenare, të cilën ia drejton Ramës. Ai ka komentuar me rradhë shumicën e grupit parlamentar socialist duke u shprehur me jo pak nota ironie. “Babo ç’të të rrefej!?! Unë u ktheva nga Calabria, mikja Mimi di Puccini mi hoqi spaletat e zv-kryetarit të Kuvendit sapo zbrita në Bari. Ç’të duhen tha, badihava i more badihava mi nduku dhe sus më tha se të piu e zeza. U bone ti!!!”- e nis postimin ai.
Mes të tjerash, Gjekmarkaj thekson se “Zymtësi e përtesë sot në Kuvend Babo. Ne pritem ty që të ti heqim një nga një qimet e mjekrës për investimet strategjike kur na doli Elisa. Në dylyftim labi Agron Shehaj u ndie i prerë në besë. Futi shpatën në mill e zgjidhi gjuhen, tëk e tëk, tëk e tëk!”- ironizoi Gjekmarkaj.
“Majko na doli qerrata, Muli nuk më zhgënjeu sërish”- shton ai.
Postimi i deputetit Gjekmarkaj:
Babo ç’të të rrefej!?! Unë u ktheva nga Calabria, mikja Mimi di Puccini mi hoqi spaletat e zv-kryetarit të Kuvendit sapo zbrita në Bari. Ç’të duhen tha, badihava i more badihava mi nduku dhe sus më tha se të piu e zeza. U bone ti!!!
Madje edhe kolegu i shumë viteve nëper studio Arjan Vasjari tanimë konsull afer thëmbres së çizmes bëri sikur më njohu veç pak e mori Miminë në makinë e u bë def nga sytë qerratai që aq shumë perzhitej per hallet e vatanit e dinjitetin e zyrtarit neper studio. Ofiqi im ju duk xhingel mingel para profumit të pushtetit që Mimi se ka. Babo halli e perkul njeriun e gjorë e bën purtekë. Nevoja është e pameshirë gati sa egoja.
Udhetuam neper Arberinë e Italisë nën hyqmin e Mimisë se e kishte qejf shumë protagonizmin, të dukurit dhe resmet. Nuk ja thyeva zëmren në respekt të atij firaun Puçin se ai e ajo një janë.
Babo punuam atje, bëmë naming, patem shumë produkt, proshutë e venë, sa desh na dolen tëmthat. U ngjall edhe Skenderbeu (jo ti, tjetri) e na perqafoi, jeni evleter të beses tha e jo llafe. Kam lënë sterniper e jo edepsezër leshoi i kenaqur kumtin.
Zymtësi e pertesë sot në Kuvend Babo. Ne pritem ty që të ti heqim nje nga një qimet e mjekrres per investimet strategjike kur na doli Elisa. Në dylyftim labi Agron Shehaj u ndie i prerë në besë. Futi shpaten në mill e zgjidhi gjuhen, tëk e tëk, tëk e tëk!
Ndenji ajo në istikam, deklamoi me duar e mimikë, me një spile të bukur mbi jakë na foli për drejtësinë tënde që nuk ndyhet kurrë nga paudhesitë dhe u mundua të rrethojë me gaz Gazmendin tonë i cili sot sokelliu si Rrapo Hekali, aq sa u tund mali.
Meqë ra fjala sot më pagoi edhe një tjeter Red Bull, i cili me rreshqiti pak si rëndë në stomak, se teper i ftohtë. Duket e futi doren në xhep me bezdi. U mesua keq ky mendoi.
Elisa dhe Dashi ynë ishin veshur më bukur nga të gjithë. Eleganca Babo po shetit atyre korridoreve e pa fre.
Edhe Tigrushi që shquhet per shejtanlliqe sot beri vetem dy tri selfie, ku i buzeqeshi kameras së telefonit e mbajti një fjalim të merzitshem me parulla e iku. Ritmi i Tigrushit ngjan me rroten e mullirit Babo.
Çuçi e duartrokiti se mos ke merak e mendon që ndenji indiferent. Edhe Niko i perplasi doçkat por jo shumë, gati si angari. Po më mirë ai që ënde ka mundesi të duartrokasë, se Ditmiri që zukat se ç’duhet të bëje Europa.
Në fund mbenë Margeriti me syze (dhe ne u merzitem se thamë e pat dhe ai shikim i kthjellet e kristal mbi kulturen) e Tezja plot derte kozmogonike me dy karriga bosh në mes dhe heshtjen flori që i bashkonte.
Në krahun tjeter Ikonomi më durim njerzish esnafë e në banken siper kush thua ti? Edona me një kompjuter jepte e merrte gjëra me rendesi të madhe, siç ka portofolin qe zor të ti thotë edhe ty. Bora mungonte duke krijuar ngerç në tabloid.
Në qoshen e anës në pikellim të plotë pa dritë e gaz pa fjalë e urti popullore vetë Ulsiu tanimë i braktisur nga ministrushet lozonjare që benxinë i hedhin muhabetit rrinte i ngurosur. Ato lozonjare ja terbojnë fantazinë Ulsiut të ngratë. Sot ndenji si burrë katerqindesh. Mbroje njeriun e mirë Ulsi nga xhinderit që fusin burrin në shishe.
Foli Doktori nja dy herë dhe ti Babo e di që ai trazon ujera. Vetë Shalsi u detyrua të nderhyjë pa thënë asgjë. Por mjaft krenar dukej nga ajo që nuk tha.
Tao nuk ishte aq në formë dhe shikonte Braçen që me mengë tę shkurtra e plot hire mjaullinte nga mesi i salles. Disa deputetë nga të tutë lexonin rrefimet e Batonit mbi udhetimin në Ukrainë, për bëmat e heroizmat që do të bënit e falë perendisë nuk i bëtë, ndonjë qante nga emfaza e rrefimit, të tjerë qeshnin me kokrrame për Behxhetin sipas Haxhiut që Putinin paskesh bërë të parë të Rusisë. Mos u bertit per kaq se nuk mbahej e zgerdhira.
Lindites ju prish gjaku po fal ajo se katolike, kur Doktori nga meria jote dy a tri herë nuk ja kurseu shkulmet. Per lavdinë e Babos durohet kaq e gjë. Edhe unë jam nurses do e duroja jo më njerzit shpirt njeriu.
Sot erdhi edhe Luli dhe bota i dukej jallane, e dashur per çfarë i dha e mizore per çfarë i hoqi.
Po në sallë Babo do thuash ti çfarë ndodhi? Ai ish- kryeministri Pandi Majko që duke deli e shkuar deliut , qenkesh qerrata e shkuar qerratait se duket edhe goxha babaxhan! Naaa sot buza gaz e hareja hare nën veshtrimin kurioz e plot nur të Etildes. Rrefente plot pathos e birinxhillek. I dola borxhit, i thashë në rrethin e shtatë të kronikes do e gjesh veten, po me sfidoi, kam perballuar eksodin e luften e Kosoves unë tha e jo gjepura sehirxhinjesh. Ç’ti thoja Babo?! Po në kronike e futa ama.
Socialisti Petro, Babo e sheh boten me qetesi dhe njerzillek, po kaq edhe Klotilda! Unë mendoj që duhet t’i promovosh, nuk prishin qejf e janë shpirt njeriu! Kur te heqesh tezen vë Petron edhe socialistet e vjeter gezohen po edhe ti nuk merzitesh.
Babo ti, je në Bruksel i zënë me integrimin e si di ca gjëra. Po meqënese mu kujtua ç’ pate me bullgaret e gjorë që i stigamtizove sikur je në mejhane e i krahasove me Putinin? E dhjeve Babo edhe ti që e ke llafin qelibar e karar.
Avash mor Babo se nuk u bë deti kos! Ketu keput dokrra sa te duash se na u regj lekura, po andej me ngadalë, mbaje frerin se të marrin zët e të thonë sikter. Ku të mbytemi ne me Babon e degdisur?
Babo ti je kureshtar i madh e do të dish çfarë ndodh me ne të opozites?! Sot jua bëme tetë me dy, ju nxorrem edhe gjuhen. Foli Agroni i Vlores, Doktorini i Shqiperise, udheheqësja jonë e dashur Joridë te cilen e shohim radhë, se e muar Avrupi se ciles ju luta të marrë me vete Saimir Korreshin e ti bëjë rruges xhan xhan, xhan xhan, Gazmendi i Partisë ndersa Helidon Bushati si të gjithë shkodranet që bëjnë kryq në ballin e tyre iku me vrap sa i thashë që kronika e kerkon si personazh.
Nuk arrita të votoj si duhet Babo! I kerkova Taos një stilolaps desh mu tha dora. E kishte helmatisur që të sabotojë opoziten.
Pastaj Babo kafja gumezhinte si në dasem! Kosta i Gramozit dhe Lindites vinte herë pas here e na shikonte me dhemshuri si për të na thënë, “salla bosh mor dreqer, ç’bëni keshtu ejani se gjynah”! Po tundeshim ne? Fareee! Erdhi Grida pa dy a tri herë anash pa e mberthyer shikimin në gozhdat që prisnin. Viranes sot bota i dukej e tepert dhe e panevojshme si ardhja e Bashes në sallë.
Saliani sot i kishte merzi fjalet e teperta dhe me la kuk në tavolinë për të takuar Sorina Kotin. Ik o i uruar ik i thashë, gjerat e parendishme presin. Miku im Muli tundte gishtin në një rrefim të ndezur politik. Nuk durova shkova aty dhe e pyeta kë imiton, Doktorin apo Tritanin? Nuk me zhgenjeu – Tritanin tha.
Ish- kryetari i ish- komisionit të ish- rithemlimit me rri ftohtë e larg megjithese e kam trajtuar si evlat! I pata thënë u vonove, historia nuk i fal vonesat po per keq ma mori. Kjo ishte dita Babo siç ti e di vetë, një ditë pa ty është ditë pa alegri!!