Sot merr fund heshtja! Hashim Thaçi u drejtohet qytetarëve pas akuzave për krime lufte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas shumë ditëve heshtje, sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të flasë për aktakzuat e ngritura ndaj tij për krime lufte. Thaçi pritet që të japë deklaratën e parë zyrtare nga zyra e tij duke iu drejtuar qytetarëve.

“Të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund” shkroi Thaçi.
Nuk dihet ende se cili do të jetë njoftimi që Thaçi ka për të ndarë me qytetarët.
Por Thaçi nuk është i vetmi nën akuzë, bashkë me të është edhe kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së.
Thaçi, Veseli dhe luftëtarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë.

Shpërndaje
Share.

Komento