72 raste të reja, ndërrojnë jetë 2 persona brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka raportuar për 72 raste të reja brenda 24 orëve të fundit. Ministria bëri me dije se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, ndërkohë që 15 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Kjo javë ka qenë java më e “nxehtë” që nga fillimi i pandemisë, ku 11 persona, përfshirë dy viktimat e sotmë, janë shënduar brenda kësaj jave.

Kujtojmë se një ditë më parë janë konfirmuar 61 raste të reja me Covid 19. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Dr. Rovena Daja/ Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndaje
Share.

Komento