Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot do festonte ditëlindjen / Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën

16:02 20/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Sot do festonte ditëlindjen / Prindërit e Ilarias përkujtojnë të bijën

Në ditën që Ilaria Sula do të festonte 23-vjetorin e lindjes, prindërit e saj kanë përkujtuar me dhimbje vajzën që humbën në mënyrë tragjike.

Në Capranica Prenestina, në vendin ku ajo u gjet e pajetë pasi u vra mizorisht nga 23-vjeçari që më pas e hodhi trupin e saj, është ngritur një memorial në nder të saj.

Babai i Ilarias, Flamur Sula, ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë treguar solidaritet dhe mbështetje në këto kohë të vështira.

“Faleminderit të gjithëve, Komunës dhe kryetarit të Capranica Prenestina për zemrën e madhe dhe për gjithçka që është bërë për vajzën time Ilaria,” tha ai.

Në një dedikim emocional në rrjetet sociale, ai kujtoi me lot në sy ditëlindjen e vajzës:

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar ditëlindjen princesha ime! Më mungon shumë,” shkroi ai, duke ndarë edhe foto të momentit kur në qiell u lëshuan tullumbace të bardha në kujtim të saj.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, mori pjesë edhe kryetari i komunës, Francesco Colagrossi, i cili theksoi rëndësinë e këtij memoriali si simbol i dashurisë së pafund të familjes dhe komunitetit për Ilarian.

“Fotografia e saj me buzëqeshje dhe plot jetë na kujton ëndrrat dhe shpresat që ajo kishte. Kjo përkujtimore është një dëshmi se dhuna e pakuptimtë nuk duhet të fshijë kurrë kujtimin për jetën,” u shpreh Colagrossi.

Gjatë inaugurimit të memorialit, përveç prindërve të Ilarias ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Capranica Prenestina, Francesco Colagrossi.

Ai u shpreh se ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të.

“Ne morëm pjesë me shumë emocion në inaugurimin e përkujtimores për Ilarian. Ky memorial, i vendosur në vendin ku u gjet trupi i saj, është një dëshmi e dashurisë së pafund të familjes së saj për të. Fotografia që na tregon Ilarianë buzëqeshur, plot jetë, në vitet më të bukura të jetës, ato të projekteve, shpresave dhe ëndrrave, që një dhunë e pabesueshme, e paarsyeshme dhe absurde i ka shuar me brutalitet.

Komuniteti ynë u bashkua me dhimbjen e thellë të familjes, të të afërmve dhe miqve që morën pjesë në këtë ceremoni. Njerëz të thjeshtë, por krenarë dhe të ndershëm, që përballen me jetën çdo ditë me dinjitet dhe sakrificë. Ne i falënderojmë që ndanë me ne këtë moment të shenjtë dhe intime. Ky vend, nga i cili mund të shihni bukurinë e natyrës si asgjëkundi tjetër, do të jetë përjetësisht një kujtim për ty, Ilaria e dashur, dhe do na bëjë të reflektojmë mbi kuptimin e jetës, vlerën e saj dhe se si të mbrohemi nga një dashuri e sëmurë dhe shkatërruese,” u shpreh kryetari.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ilaria Sula

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English