Skip to content
Politikë

Soreca rikthehet në Tiranë: BE e vendosur në mbështetjen ndaj Shqipërisë për integrim

· 1 min lexim

Luigi Soreca është rikthyer sërish në Tiranë, për të drejtuar delegacionin e BE në Tiranë. Soreka do të qëndrojë në Shqipëri deri në mbërritjen e ambasadorit të ri që do drejtojë delegacionin e BE-së.

Në mesazhin para delegacionit, Soreca ka shprehur mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE,” tha Ambasadori Soreca.