Skip to content
Të Gjitha

Soreca këndon refrenin “marrëveshja e 5 qershorit nuk u prish”

· 2 min lexim

Shefi i Misionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca vazhdon të mbajë anën e kryeministrit Rama për Kodin Zgjedhor. Sipas tij, marrëveshja e 5 qershorit nuk është prekur.

Ambasadori ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca teksa ka uruar Celibashin për detyrën e re shkruan se me të kanë diskutuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ-ja për të zbatuar me shpejtësi reformën zgjedhore të 5 qershorit.

“Urime sot Celibashi për emërimin e tij si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ-ja për të zbatuar me shpejtësi reformën zgjedhore të 5 qershorit , si dhe mënyrën se si Europa mund të sigurojë ndihmë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm,” shkruan Soreca.

Siç shihet ai i referohet 5 qershorit, ndërsa mazhoranca bëri në mënyrë të njëanshme një Kod Zgjedhor që ndryshonte nga ato që u vendosën në marrëveshjen e 5 qershorit.

Ky mendim zyrtar është fiksuar edhe në deklaratat zyrtare të mëparshme të Misionit të BE-së, ku është mbajtur një qëndrim i ndryshëm nga ambasadar e tjera, që shprehën keqardhje dhe zhgënjim për prishjen e marrëveshjes.

/GazetaReforma.com/