Skip to content
Të Gjitha

Solidariteti me të prekurit nga tërmeti, SHBA-të dhurojnë mbi 330 mijë dollarë ndihma

· 1 min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane njofton se SHBA ka sjellë në vendin tonë mbi 33 mijë dollarë pajisje.

Në mesin e tyre janë gjeneratorë, tenda, pajisje për ngrohje e të tjera.

Në njoftim thuhet se SHBA-të qëndrojnë krah Shqipërisë në këto ditë të vështira.

“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisje për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. #ShBAQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.