Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“SMS e Edi Ramës e kanë bërë Becchettin të fitojë 130 milionë”/ Ahmetaj sulmon Ramën

12:21 28/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ish-ministri Arben Ahmetaj, në lidhje direkte në emisionin e Çim Pekës në Syri TV, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se mesazhet e tij kanë ndikuar në vendimin që i dha biznesmenit italian Francesco Becchetti një dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.

“Pse nuk e merr SPAK dosjen e Becchettit? Është fare e thjeshtë! Para një viti, apo dy vitesh, SPAK më ka kërkuar informacion në Zvicër me asistencë ndërkombëtare. Zvicra ia ka dhënë të gjitha të dhënat: ku është Arben Ahmetaj, çfarë ka nusja e tij… Pse nuk e merr dosjen e Becchettit? Janë SMS-të e Edi Ramës ato që e kanë bërë Becchettin të fitojë 130 milionë euro!”, deklaroi Ahmetaj.

Ai akuzoi qeverinë dhe drejtësinë për manipulime dhe përndjekje selektive.

Diskutoni ju kontrollin e drejtësisë, që është komplet e kontrolluar, besoj te Amerika. Kam besuar edhe para 5 vjetësh, edhe para 30 vjetësh, edhe para 35 vjetësh. Si merr vesh kryeministri çfarë është ky sheiku, pronari i naftës së Shqipërisë që shkon prokurori ta informojë? Për çfarë arsye, të vinin në zyrë të më merrnin kur isha zv.kryeministër? Zoti Dumani ka qenë prezent një minutë në pyetjen time dhe nuk më ka bërë asnjë pyetje. Është e drejta e tij, nuk e diskutoj, ka qenë qershor 2023, vit para simbolikës përverse të heqjes time nga funksioni me intrigën e plackitsës dhe një shthurje, përfshirë edhe Erionin. Prandaj, të lutem Baton, mos e kalo këtë punë këtu, nuk kam gjë me ty, ti vazhdo ki mik kryeministrin dhe bëni gabim që e fokusoni te Batoni, se Batoni atë fytyrë ka. Fokusohuni te ajo që është gjëja më e madhe, nuk ka tradhti më të madhe sesa të shkatërrosh drejtësinë, drejtësia shkatërron demokracinë. Drejtësia është e deformuar dhe e varur politikisht,” tha ai.

Batoni: “Fakte, jo monolog, çfarë është drejtësia? Unë zura në gojë diçka tjetër, pse njerëzit largohen nga drejtësia, nga strukturat e partisë në një moment kur është dikush në hetuesi. Nuk përmenda emrin e ndonjë arsye të veçantë. Kujdes me etiketime, unë jam i kujdesshëm kur përdor sulmin. Rri në vijat e kulturës në komunikim.”

Ahmetaj gjithashtu denoncoi mënyrën se si është menaxhuar drejtësia në vend, duke aluduar për ndërhyrjen e Ramës në vendimet e SPAK-ut dhe për presionin ndaj figurave politike të opozitës dhe të mazhorancës.

Ahmetaj: “Mua më ka sulmuar kreu i organizatës me gjithë krimin nga mbrapa dhe do më sulmosh edhe ti, mua mu shtoka halli. O Baton, nuk je ti problemi, problemi është kreu i organizatës, skam punë me ty. Ajo që po them unë është që ky i përsekuton njerëzit. Unë nuk e di çfarë ka bërë Erion Veliaj në dosje, se nuk i kam lexuar, por e përgatiti dhe e ka thënë në intervistë që interesohet ta arrestoj tani apo pas zgjedhjeve se ka hall se i bën dëm në zgjedhje. Zgjodhi përpara për ta bërë teatrin e madh që bënë. Unë e njof shumë mirë dhe kam qenë viktimë e besimit, por mirë të më bëhet. Por Shqipërisë nuk i bëhet mirë, është shumë e rëndë. A po thotë Kongresi Amerikan, a po dalin faktet? A po deklaron Kongresi Amerikan që po deformon reformën në drejtësi, a po përmendni vetingun? Po mirë mo, si mund të bëjë lojë me prokurorin Saliu? Saliu me zor doli nga fundi huneres për vete, paska dhe Olsi Dado. Jo, more jo, SPAK-u e komandon Edi Rama, si ti dojë qefi do të fusë njeri në burg nga PS dhe do ta mbajë. Po mirë, meqe paska informacion për hetim, plackitësi është në hetim? E di unë që është në hetim, le të dali SPAKU të thotë të kundërtën. Mos më merret me tunelin. Pse nuk ike nga zv.kryeministër? Nuk mundet sepse i prish balancën elektorale. Ç’pune ka drejtësia kur janë zgjedhjet?”

Në një moment të intervistës, Baton Haxhiu i përgjigjet Ahmetajt, “Gabim, drejtësia e shikon të drejtë që mund të vihen nga konteksti social.”

Ahmetaj reagoi duke thënë: “Natën e mirë Baton, shko te kreu i organizatës. Unë jam i gatshëm se ndjek hallin tim dhe Shqipërinë, siç ndjek edhe ngarkesën që kam me një padrejtësi dhe përndjekje familjare. Unë nuk i sulmoj organet e drejtësisë. SPAKU është i kontrolluar dhe drejtësia në tërësi është e kontrolluar. Janë vetëm 2 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese që kontrollohen, e dimë kush futet e kush del, e kujt i takon, nga koordinatorët e krimit dhe deri te ministra. SPAKU s’ka punë me zgjedhjet, ka punë me drejtësinë, po të ishte për balancë sociale duhet të kishte dalë Meta sot. Çfarë rreziku ka? E ka kthyer Shqipërinë 35 vjet mbrapa, sa do të korrigjohet nuk e di, unë bëj dëshmitar për përndjekimin,” përfundo Ahmetaj.

Etiketa: arben ahmetajbaton haxhiuBecchettiedi rama

Të lidhura

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit
Kryesore

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Milanit. Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është firmosur dhe tashmë mbetet...

19:36 29/05/2025
Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete
Aktualitet

Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku katër automjete...

19:12 29/05/2025
Para
Çmimet e operatorëve celularë më të lartat në Shqipëri, probleme me sinjalin

Çmimet e operatorëve celularë më të lartat në Shqipëri, probleme me sinjalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

19:36 29/05/2025
Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

19:12 29/05/2025
Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza

Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza

19:02 29/05/2025
“Mafian e Viterbos”/ Shtyhet gjyqi për 11 të pandehurit

“Mafian e Viterbos”/ Shtyhet gjyqi për 11 të pandehurit

18:02 29/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.