Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çmimet e operatorëve celularë më të lartat në Shqipëri, probleme me sinjalin

13:13 28/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
Çmimet e operatorëve celularë më të lartat në Shqipëri, probleme me sinjalin

Avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, kritikoi ashpër çmimet dhe cilësinë e shërbimeve të operatorëve celularë në Shqipëri.

Ai theksoi se tarifat që aplikohen nga Vodafone dhe One Albania janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa cilësia e sinjalit dhe e internetit nuk justifikon çmimet e larta.

“Çmimet e kompanive në vendin tonë janë më të lartat në rajon. Matjet janë bërë në raport me ofertat që ato ofrojnë për konsumatorët. Ndërkohë, sinjali dhe cilësia e internetit nuk janë në nivelin e duhur,” – u shpreh Duraj.

Duraj shpjegoi se ndërsa interneti është një mjet i domosdoshëm për shumë qytetarë, si për ata që janë në marrëdhënie pune ashtu edhe për ata që e përdorin për argëtim, shërbimi mbetet problematik.

Vodafone dhe One Albania dominonin tregun e telekomunikacionit në Shqipëri, duke ofruar shërbime të dobëta pavarësisht çmimeve të larta.

Këto kompani janë krijuar si një oligopol perfekt, duke përdorur oferta që fshehin rritjen e çmimeve dhe duke mashtruar qytetarët me shërbime të cilësisë së ulët. Ato nuk kanë interes për përmirësimin e shërbimeve në Shqipëri dhe janë përqendruar në investimet e mëdha jashtë vendit, duke përdorur paratë që fitojnë nga qytetarët shqiptarë.

Pavarësisht ligjit që ndalon ndryshimin e çmimeve në kontratat me afat të caktuar, Vodafone dhe ONE Albania kanë ndryshuar tarifat pa asnjë transparencë, duke shkaktuar shumë ankesa nga qytetarët.

Për më tepër, këto kompani janë akuzuar për mashtrime me ofertat e internetit fiks, duke shitur paketa që nuk arrijnë të instalohen kurrë, dhe ofrojnë një shërbim të dobët ndaj klientëve, të cilët përballen me heshtje dhe mungesë përgjigje kur ankohen.

Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim ndaj këtyre dy kompanive për abuzime me çmimet, por hetimet kanë pasur pak mundësi për të sjellë rezultate, pasi shumë raste përfundojnë në heshtje në sirtarët e institucioneve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: one albaniavodafone

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Greva në Greqi / Dhjetra të arrestuar, çfarë po ndodh

Greva në Greqi / Dhjetra të arrestuar, çfarë po ndodh

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English