Skip to content
Kronikë

“Skandali tek “Onkologjiku”/ GJKKO zbut masën e sigurisë ndaj Edmond Gashit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin e “Onkologjikut”.

Gashi, i cili ishte nën masën e “Arrest shtëpie”, është lënë i lirë me garanci pasurore prej 20 milionë lekësh.

Gjithashtu, mjekut i është bllokuar pasaporta për të parandaluar largimin e tij nga vendi, pasi procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon ende.