Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali në Spitalin Amerikan, gjobitet me 5.4 milion lekë/ Dëmtoi këmbën e pacientit

16:54 24/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në prill 2017, Sokol H. dëmtohet në gjurin e majtë, ndërkohë që po luante futboll me miqtë e tij.

Ai drejtohet tek Spitali Amerikan për të marrë një mendim më të specializuar për situatën e tij shëndetësore.

Në konsultën e kryer nga mjekët e spitalit privat në Tiranë, atij i sugjerohet që duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, pasi rezultonte se Sokol H. kishte këputur tendinën.

Në të njëjtën ditë, në 5 Prill 2017, Sokol H. i nënshtrohet ndërhyrjes dhe, pasi është siguruar nga mjekët se ndërhyrja është përfunduar me sukses, ai largohet nga spitali pas dy ditësh.

Shfaqja e problemeve

Pak ditë pasi ka dalë nga spitali, atij i janë shfaqur probleme të rënda në këmbë dhe është paraqitur sërish në Spitalin Amerikan, në datë 24 Prill 2017.

Mjekët e kanë futur sërish në sallë, duke i bërë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Edhe pas ndërhyrjes së dytë, gjendja shëndetësore e tij nuk është përmirësuar.

Nga analizat rezultoi se pacienti se pacienti Sokol H. kishte një infeksion post-operator në gjurin e majtë, të cilin e kishte marrë gjatë ndërhyrjes së parë kirurgjikale në Spitalin Amerikan.

Pacienti i nënshtrohet një ndërhyrje të tretë në gjurin e dëmtuar dhe më pas ka ndjekur një seri trajtimesh, të cilat gjithësesi nuk kanë sjellë rezultat të dukshëm.

Drejtimi në Gjykatën e Tiranës

Në këto kushte, Sokol H. i është drejtuar gjykatës së Tiranës, me padi kundër Spitalit Amerikan, duke kërkuar dëmshpërblim për pasojat e sjella, si rrjedhojë e pakujdesisë në sallën e operacionit.

Gjykata e Tiranës, në një vendim të muajit Shkurt 2020, e ka gjetur fajtor Spitalin Amerikan dhe ka vendosur që të dëmshpërblejë të dëmtuarin Sokol H. me rreth 5.4 milionë lekë të reja.

Në vendim , gjykata konstaton ndër të tjera se: “Referuar të dhënave të kartelës së ndjekjes infermierore si dhe kartelës së pacientit, gjendja shëndetësore e këtij shtetasi, deri në momentin e daljes nga spitali datë 07.04.2017, ka qenë e mirë, ndërsa më pas është përkeqësuar me enjtje dhe dhimbje të gjurit të majtë”.

Sipas vendimit të gjykatës, “…referuar analizave laboratorike të kryera për periudhën kohore nga data 05.04.2017 deri në datë 05.11.2017, ecuria shëndetësore e paditësit nuk paraqitet e mirë, ato rezultojnë të jenë mbi kufijtë e normës, të cilat tregojnë për prezencën e një vatre infeksioni. Stafilokoku “Aureus” është një bakter i cili mund të gjendet kudo, në trup dhe në ambientet përreth”.

Referuar të dhënave të dokumentacionit mjekësor- konstaton gjykata – nuk rezulton që ky shtetas (Sokol HG.) të ketë qenë i prekur para ndërhyrjes kirurgjikale nga ky lloji bakteri.

Në përfundim, ekspertiza që ka ndihmuar gjykatën të dalë në një vendim në favor të pacientit, konstaton se dëmtimet në gjurin e pacientit “kanë shkaktuar humbjen e aftësisë së përhershme për punë në masën 25%”.

Referuar të dhënave shkencore, gjykata e Tiranës konstaton se “paditësit (Sokol H.) i është shkaktuar një dëm në shëndetin e tij, nga ndërhyrja kirurgjikale e realizuar pranë palës së paditur (Spitali Amerikan)”./Boldnews/

Etiketa: demshperblimGjobitet spitali amerikani demtuan kembenskandal

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

VIDEO/ Zbulimi në shkretëtirë, objekti misterioz për të cilin tani po flet e gjithë bota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.