Ditën e sotme një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Jug të vendit, ku mësohet se është grabitur depoja e armëve në Pashaliman.
Në këtë bazë ushtarake thuhet se janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës dhe se ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja.
Nga të dhënat raportohet se janë vjedhur tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë
Armët kanë qenë në një tip kasaforte, e cila është hapur me forcë. Aty panë që mungonin 3 armë, që arrijnë vlerën e 8 mijë eurove.
Dyshohet se mund të jetë një person i brendshëm që mund t’i ketë vjedhur këto armë duke qenë se ngjarja ka ndodhur brenda repartit ushtarak.
Sipas informacioneve në bazë ka shumë kamera dhe në pjesën e kantierit dhe i vetmi vend ku mungojnë kamerat e instaluara është pikërisht vendi ku qëndronin armët.