Skip to content
Të Gjitha

SKANDALI në Kavajë/ 5000 lekë ndihmë për fëmijët në nevojë, zv.kryetari i bashkisë dhe përgjegjësja fusin në listë familjarët e tyre

· 1 min lexim

5000 lekë në muaj është shuma që Bashkia e Kavajës ka miratur për fëmjët në nevojë dhe kujdestarët të tyre.

Mirëpo, nga plani i cili është për fëmijët e familjeve në nevojë, ka përfituar edhe zv.kryetari i Bashkisë Dorian Gjuzi dhe përgjegjësja e sektorit social Arta Arkaxhiu. Këta të fundit kanë futur në lista familjarët e tyre.

Sipas “Newsbomb.al” Lavdie dhe Muhamed Gjuzi janë prindërit e zv.kryetarit Dorian Gjuzi. Fatime Arkaxhiu është vjehrra e Arta Arkaxhiut. Ndërsa Olsi Teferici është kunati i Dorian Gjuzit.

Mësohet se një skandal i tillë është bërë disa muaj me radhë në bashkinë e Kavajës.