Skip to content
Të Gjitha

Skandali me “Rrugën e Arbrit”, punimet e “Gjoka Konstruksion” u vlerësuan nga kompania e djalit të tij

· 2 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kërkuar hetim për “Gjoka Konstruksion”, kompaninë e cila ka fituar koncesionin për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Shkeljet janë konstatuar në segmentin numër 3, Zall Bastar-Dalje-Ura e Vashës, si dhe segmenti Ura e Cerenecit-Bllatë.

Siç shkruan “Balkanweb”, “Gjoka Konstruksion” për të realizuar një pjesë të ndërtimeve, ka lidhur kontratë nënkontraktore me shoqërinë e djalit të tij “Gjoka 87”, me administrator Erind Gjokën.

Kontarata 12 mujore lidhet me punimet e konsideruara të përfunduara, paratë për të cilat janë marrë nga buxheti i shtetit, mbi bazën e dokumenteve të rremë.

Çudia në këtë kontratë, është se sipërmarrës rezulton “Gjoka 87”, ndërsa nënsipërmarrës “Gjoka Konstruksion”, pavarësisht se kjo e fundit ka fituar tenderin.

Më konkretisht “Gjoka87”, ka vlerësuar si të përfunduara punimet e realizuara nga shoqëria e babait të tij.

Kolaudimin e ka kryer shoqëria “IKN shpk”, ndërsa mbikëqyrës kanë qenë “GR Albania shpk” dhe “Gauff gmbh& CO enginering kg”.

Punimet janë kolauduar nga data 27 maj 2019 dhe konsistojnë në ndërtimin e dy urave dhe tre tuneleve.

Në kontratë nuk ka një çmim të saktë të përcaktuar, por theksohet se nuk duhet të kalojë shifrën e 5 miliardë e 133 mijë lekëve.