Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Skandali Kurz” mund të jetë “skandali Rama, Meta, Berisha, Veliaj” në Shqipëri

15:46 11/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kancelari austriak, Sebastian Kurz lajmëroi të shtunën se do të jepte dorëheqjen nga posti i kancelarit, pasi akuzohet për përvetësim të fondeve publike për të korruptuar sondazhet dhe figurat e shquara të medias në këmbim të mbulimit të favorshëm. E thënë shkurt akuza që rëndon mbi Sebastian Kurz është se ka paguar mediat që të mbajnë qëndrime pozitive në favor të tij.

Kthehemi pak te raporti media-politikë në vendin tonë. Po të hedhësh një vështrim me sy të lirë të një qytetari arrin të dallosh se  shumica e mediave në Shqipëri  janë të politizuara, disa janë në qeveri dhe disa në opozitë.

“Skandali Kurz” mund të jetë “Skandali Rama, Meta, Berisha, Veliaj” në Shqipëri.

Rasti konkret në vendin tonë është “Top Channel” i cili shpesh herë mban qëndrime pozitive për qeverinë e cila drejtohet nga Edi Rama, duke shmangur kritikën dhe pasqyrimin e gjendjes reale në vend.

Ish-deputeti socialist Ben Blushi është drejtuesi i kësaj media që jo pak herë mban hapur qëndrimet pro kryeministrit dhe në shumicën e rasteve i pastron imazhin deri në atë pikë sa deformon gjithë ngjarjen.

Top Channel, është vërtetuar se ka lidhje me ortakërinë, me biznese korruptive të Qeverisë, përfshirë këtu edhe aferën e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

Thuhet se kryeministri Rama që në momentin që ka qenë kryetar i Bashkisë Tiranë, ka pasur një nga qëllimet e tij që të rreshtojë mediat në krahun e tij.

Një tjetër rast i cili është i kapur në flagrancë është ERTV-ja e Edi Ramës e cila mund të thuhet se denjësisht ka zëvendësuar RTSH-në e diktaturës, teksa gjatë fushatës elektorale ka ndjekur hap pas hapi ecejaket e kryeministrit. Por, kush i paguan shpenzimet e ERTV-së? Ne, apo vetë Rama. Ky i fundit, në deklaratat e pasurisë nuk deklaron shpenzime apo fitime nga ERTV-ja. Dhe, dokumentet tregojnë se shqiptarët e varfër kanë para edhe për TV-të personale të kryeministrit.

Po ashtu një tjetër rast flagrant i televizionit kryesor në Shqipëri, Top Channel,është një emision i tërë i realizuar në vitin 2019, për mbetjet në Durrë, ndërkohë që për ta nuk ishte aspak alarmante situata në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Po ashtu Erion Veliaj nëpërmjet Acromax shpeshherë iu ka kërkuar mediave që të heqin lajme dhe jo në pak raste i ka paguar mediat e mëdha që të mos publikojnë lajme që i prishin imazhin.

Ndërsa Acromax pretendon se përfaqëson imazhin e tij, Bashkia e Tiranës e mohon një gjë të tillë. Ky është një skandal i paprecedentë me mediat shqiptare, kur një kompani private ndërhyn që të hiqet një lajm për një politikan dhe një institucion publik dhe më pas del se kompania private e ka bërë për interesat e saj, sepse institucioni publik dhe kryebashkiaku e mohojnë.

Në shumicën e rasteve nuk janë vetëm mediat pro qeverisë ato që fshehin fakte dhe të vërteta në vendin tonë, janë edhe mediat pro opozitë. Shohim shpesh disa media opozitare të cilat publikojnë denoncimet që bën Berisha në Facebook, por nuk kemi parë të publikojnë diçka kundër tij apo aferën e privatizimit të Kompleksit Sportiv Partizani, i cili është në pronësi të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Një aferë ndaj të cilës po heton sot edhe SPAK, por asnjë media e cila herë pas here kritikon qeverinë nuk ka publikuar për këtë rast.

Gjithashtu me një search të shpejt në disa prej portaleve të cilat janë vetëshpallur si opozitare ose të cilat vazhdimisht kanë shprehur mbështetje ndaj Presidentit Ilir Meta apo Sali Berishës,  është vërejtur kohët e fundit një sulm i vazhdueshëm ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Nuk ka shumë informacione në qoftë se këto janë lajme të porositura nga Presidenti apo ish-kryeministri.

Vetëcensura në median shqiptare’,tregoi se ekziston një trekëndësh në Shqipëri mes biznesit, pronarëve të medias dhe politikës, e cila minon gazetarinë cilësore dhe kthen shumë reporterë në viktima të censurës dhe vetëcensurës.

Bota ideale për politikanët shqiptarë është ajo ku media duhet të ndjekë tekstin e prodhuar nga makineritë e tyre të propagandës, e cila prodhohet në video, tekst ose përmes medias sociale dhe i shpërndahet drejtpërsëdrejti publikut.

Në qoftë se ligji do të funksiononte edhe në vendin tonë, politikanët shqiptar nuk do të jepnin thjesht dorëheqjen por do të ishin dënuar me dhjetëra vite burg. Por drejtësia tek ne duket qartazi që jo vetëm nuk funksionojnë por edhe kur duhet të funksionojnë varen nga politika. Shumë politikanë shqiptar edhe pse janë denoncuar publikisht edhe me fakte nuk kanë dhënë dorëheqje.

 

 

Etiketa: berishametramashqiperiSkandali KurzVeliaj

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Situata e Covid-19 në Kosovë/ Shënohen 2 viktima në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja janë regjistruar

Situata e Covid-19 në Kosovë/ Shënohen 2 viktima në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja janë regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.