Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i turpit/ Korrupsioni trondit universitetet dhe Akademinë e Shkencave, pezullohen dhjetëra punonjës për abuzime me tenderat

20:45 15/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Institucionet e dijes në vend po ekspozohen si vatra korrupsioni, ku tenderat publikë kthehen në mjet abuzimi dhe jo në shërbim të zhvillimit. Hetimet e fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP) kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda në disa universitete dhe në Akademinë e Shkencave, duke çuar në pezullimin e dhjetëra punonjësve.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës është një prej rasteve më të rënda, ku janë konstatuar parregullsi në 9 procedura tenderimi, që nga hartimi i specifikimeve deri te shpallja e fituesve. Si pasojë, APP i ka propozuar titullarit të institucionit marrjen e masave disiplinore për 20 punonjës.

“Në bazë të nenit 23/e dhe nenit 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 ‘Për prokurimin publik’, i ndryshuar, APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj 20 (njëzet) personave, të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim,” theksohet në raportin e monitorimit.

Një situatë e ngjashme u zbulua në Universitetin e Elbasanit, ku u evidentuan shkelje në disa procedura dhe u kërkua ndëshkimi disiplinor për 8 punonjës. Në raport thuhet: “APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 8 (tetë) personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim.”

Një tjetër skandal i turpshëm është ai i Akademisë së Shkencave, institucioni që pritej të ishte model i integritetit dhe dijes. Në fakt, APP ka evidentuar parregullsi të rënda dhe ka kërkuar pezullimin e 7 punonjësve të saj për abuzime me tenderat publikë. “APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 7 (shtatë) personave, për mangësi të evidentuara në vendim,” shkruhet në raportin hetimor.

Edhe pse nuk janë bërë publike llojet e masave disiplinore, fakti që vetëm në tre institucione janë kapur 35 punonjës të përfshirë në abuzime me tendera, mjafton për të treguar se institucionet e dijes prodhojnë më shumë korrupsion sesa shkencë. Kjo tablo i shtohet edhe rasteve të fundit të goditura nga SPAK, si arrestimet në Kamëz, duke dëshmuar se korrupsioni nuk kursen as ambientet që duhej të ishin të shenjta për zhvillimin e shoqërisë.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 16 shtator 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.