Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i “Salillarit” me rrugën e Borshit, reagon ARRSH: U bë “mirëmbajtje rutinë”   

17:36 11/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, në mungesë të ministres Belinda Balluku, e cila gjendet në Dubai, ka lëshuar pak më parë një reagim për skandalin e rrugës së Borshit. “Rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive”, deklaron ARRSH pasi bën një histori, që nga koha e ndërtimit të saj në vitin 2009.

“Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor”, deklaron ARRSH. Pra, nuk paskan dalë paratë e Bankës botërore të dhëna për një kontratë 5 vjeçare kompanisë “Salillari”.

“Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore”, sqaron ARRSH.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m.

“Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës”, deklaron ARRSH.

“Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes”, këto janë punimet që nuk janë bërë dhe do të bëhen në të ardhmen.

KLSH nis kontrollin

Kryetari i KLSH, Arben Shehu ka firmosur urdhrin urgjent për të dërguar një ekip inspektorësh pranë ARRSH, për të parë me imtësi kontratën e rrugës së Borshit,që u shemb nga shiu tre ditë më parë.

KLSH do të kontrollojë të gjithë procedurën përkatëse si dhe do të bëjë verifikimin fizik të punimeve të kryera në të.

Rruga e shembur i përket zonës D, në rajonin jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro, ku u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania “Salillari” sh.p.k.

Kujtojmë që rruga u rikonstruktua 8 muaj më parë, dhe “Salillari” do ta mirëmbante.

Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qenë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore.

Rruga e restauruar nga “Salillari” pësoi dëmtime të rënda në një pjesë pranë fshatit të Borshit, duke paralizuar qarkullimin, por edhe duke vënë në rrezik jetët e shoferëve që përdorin këtë aks.

“Salillari” është kompania që e ndërtoi rrugën një vit më parë, por edhe firma që kryen mirëmbajtjen e këtij aksi. Kujtojmë se është hera e parë që KLSH nis kontrolle urgjente.

Reagimi Bankës Botërore

Duke parë se ARRSH dhe kompanitë private i hartuan pa përgjegjësi kontratat 5 vjeçare të mirëmbajtjes, reagoi në 2018, edhe Banka Botërore. Ajo është financuese e projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”.

“Kontratat e rrugëve po kalojnë në një fazë modifikimi dhe duhet të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar zbatim të suksesshëm dhe në mënyrë që përdoruesit e rrugëve shqiptare të përfitojnë”, thuhet në këtë raport të Bankës Botërore.

Por, pavarësisht paralajmërimeve të Bankës Botërore, duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Në fundjavën që lamë pas, prurjet nga kodrat përreth fshatit Borsh, të cilat pasuan reshjet e shiut, e ndarë rrugën kryesore në mes, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të automjeteve dhe të banorëve të zonës.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: ARRSHKLSHrruge

Të tjera

Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse
Aktualitet

Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

Aksi nacional Qukës-Qafë Plloçë u bllokua për disa minuta paraditen e së hënës, pasi banorët e zonës protestuan në afërsi...

11:20 17/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 17 nëntor 2025

Dashi Sot ndjeni një shtysë të brendshme për t’u çliruar nga diçka që ju ka mbajtur pezull. Është dita ideale...

02:19 17/11/2025
Para

Studim: Në vitin 2021 çdo 1 minutë, dy njerëz kanë vdekur nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

11:20 17/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 17 nëntor 2025

02:19 17/11/2025
Policia fsheh ngjarjen/ Vdekja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ngre pikëpyetje, shoku i saj akuzon partnerin për shtyrje nga ndërtesa

Policia fsheh ngjarjen/ Vdekja e vajzës së ish-ushtarit të UÇK-së ngre pikëpyetje, shoku i saj akuzon partnerin për shtyrje nga ndërtesa

16:59 15/11/2025
SPAK dekripton gjithçka, por asgjë nuk ndodh. Akuza të reja për Ballukun, ndërsa ministria e saj prej vitesh është nën hetim

SPAK dekripton gjithçka, por asgjë nuk ndodh. Akuza të reja për Ballukun, ndërsa ministria e saj prej vitesh është nën hetim

16:35 15/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.