Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i radhës! Pas pagave dhe targave të makinave tani publikohen edhe numrat e telefonit

10:04 13/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër skandal mbi publikimin e të dhënave personale është zbuluar nga mediat ditën e djeshme. Bëhet me dije se numrat e telefonit të 3 milion shqiptarëve janë reklamuar në një faqe në internet për tu shitur. Çmimet për blerjen e të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile variojnë nga 500 deri në 4000 dollarë.

Kujtojmë se kjo është hera e disatë brenda një afati të shkurtër kohor që të dhënat personale të shqitarëve dalin në shesh dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Në fillim dolën të dhënat e patronazhistëve të cilët gjenin për kë votoje, pas tyre rrodhi nga sistemi databaza e pagave të qytetarëve që punojnë në administratën publike, por edhe private, pas pagave dolën targat e makinave dhe tani numrat e telefonit. E drejta për privatësi është një ndër të drejtat themelore të njeriut, ndaj marrja dhe publikimi i të dhënave personale dënohet me ligj.

Në lidhje me këtë episod, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili thotë se kjo është një estradë e orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për të fshehur farsën serbo-ruse me “Ballkanin e Hapur”, por edhe rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

Postimi i plotë:

Estrada me numrat e telefonit, renia e Open Balkan, cmimet e tmerrshme etj…!

Edi Rama dje ne aksham filloi nje estrade te trashe me gjoja listat e numrave te telefonit, qe medemek shiten ne pazar.

Estrada e Rames pritej, bile ne fakt duhet te fillonte edhe me shpejt, sepse duhej me patjeter nje zhurme teneqesh, pas deshtimeve njeri me i rende e me poshterues se tjetri.

Kancelari Scholz e shkriu krejt farsen serbo ruse te Ballkanit te Hapur pas zderhalljes idiote te Ohrit dhe jua ngriu tradhetine ne buze Rames & co duke i lene si guakë.

Kajmaku e justifikoi besimin dhe vleresimin e Rames per te dhe i futi nje dore prej 1 milione euro droge ashtu sic rilindja e ka qejf, paçka se italianet e “mallkuar” e kapen dhe ja prishen Rames edhe festen e partise.

Hatasë me inceneratoret fundi i duket shume larg dhe dokumenta e fakte dalin perdite, qe e bejne gjithnje e me katran Ramen dhe po ja bejne hallin sa nje mal.

Çmimet e tmerrshme kane egersuar te gjithe njerezit sepse jane pasoje shqeto e pazarit te Rames me oligarket per te grire miliona euro dhe kete e ka kuptuar i madh dhe i vogel.

Keto gjëma e bëma buçasin e tundin dynjane.

Keto degjojne dhe keto ju dhembin deri ne palce te gjithe njerezve dhe me keto e vetem me keto do te merremi edhe ne.

Sa per keto zhurmat e kanoçeve me estrada numrash telefoni, le t’ja leme te merret Rama vete me to tamam si ata matufet, qe luajne me jargët e veta!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-news

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
U plagos me armë dhe gënjeu policinë, e pëson keq 43-vjeçari në Skrapar (Emri)

U plagos me armë dhe gënjeu policinë, e pëson keq 43-vjeçari në Skrapar (Emri)

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English