Skandali i radhës i FSHF, u vendos dy kushte tifozëve që duan të ndjekin Shqipëri-Francë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndeshja Shqipëri-Francë më 17 nëntor do të presë shiritin e stadiumit të ri Kombëtar.

Mirëpo shumë tifozë janë ankuar në rrjetet sociale, në lidhje me atë që mund të quhet skandal i radhës.

‘Telesport’ shkruan se për t’u pajisur me një biletë për ndeshjen me Francën duhet të plotësohen dy kushte.

1. Të blesh me detyrim edhe një tjetër biletë për ndeshjen Shqipëri-Andorra.

2. Të bëhesh me detyrim antar i Fun Club, që do të thotë detyrim vjetor prej 15 mijë lekësh.

Biletat kanë dalë në shitje ditën e sotme dhe është krijuar një kaos i vërtetë.

Tifozët janë ankuar gjithashtu edhe për çmimin e biletës për sfidën Shqipëri-Andorra.

Për ndeshjen e 14 nëntorit ndaj Andorrës, çmimi mesatar i një bilete do të jetë 32 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë Federata ka njoftuar, se biletat janë në shitje vetëm për anëtaret e Fan Club.

Pak kohë më parë pati edhe një debat të madh në lidhje me çmimet e biletave, ku zyrtari i FSHF, Arben Dervishaj,  deklaroi se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Tifozave Kuq e Zi, që e kanë quajtur Dervishajn një copë mishi të veshur me petkun e njeriut.

Shpërndaje
Share.

Komento