Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandalet vazhdojnë, Kroacia refuzon specat shqiptarë për shkak të pesticideve

20:05 05/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Skandalet vazhdojnë, Kroacia refuzon specat shqiptarë për shkak të pesticideve

Më 12 mars, një tjetër alarm për produkte ushqimore nga Shqipëria u dha përmes sistemit evropian të njoftimeve të shpejta (RASFF). Kësaj radhe, Kroacia ndaloi një ngarkesë me speca shqiptarë, pasi analizat treguan nivele shumë të larta pesticidi, që paraqesin rrezik serioz për konsumatorët.

Specat kishin përmbajtje të lartë të flonicamidit, një insekticid me tretshmëri të madhe në ujë, që përdoret për të kontrolluar dëmtuesit në fusha dhe sera. Studimet tregojnë se ky pesticid mund të shkaktojë dëmtime në organet jetike si mëlçia dhe veshkat e njerëzve.

Edhe pse alarmi nga BE-ja u dha para gati një muaji, Ministria e Bujqësisë ende nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare mbi fatin e kësaj ngarkese. Nuk dihet nëse specat janë asgjësuar, apo janë shpërndarë në tregun vendas, siç ndodhi më parë me mandarinat që Kroacia refuzoi për shkak të pesticideve, por që më pas u shitën në tregun shqiptar.

Ndërkohë, institucionet kanë mbetur në heshtje totale. Asnjë informacion zyrtar nuk është dhënë lidhur me këtë çështje, ndryshe nga skandali i mandarinave ku pati disa arrestime. Kjo mungesë transparence ka rritur shqetësimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

Ndërsa skandalet nuk kanë fund, një tjetër incident është shënuar me luleshtrydhet e importuara nga Greqia nga kompania “Geri shpk”. Produktet u gjetën të kontaminuara me pesticidin hexythiazox, një substancë e rrezikshme për shëndetin njerëzor. AKU ndërmori me vonesë aksion për të tërhequr nga tregu ngarkesën e kontaminuar, por shumë nga produktet ishin tashmë konsumuar nga qytetarët.

Këto incidente janë pjesë e një serie rastesh të ngjashme që kanë tronditur besimin e publikut tek cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore në vend. Më herët, skandale të ngjashme kanë përfshirë mish pule me salmonelë dhe mandarina të mbushura me pesticide.

Në një kohë kur qytetarët presin përgjigje konkrete, Ministria e Bujqësisë dhe AKU vijojnë të mos reagojnë, ndërsa shqetësimi publik për sigurinë ushqimore vazhdon të rritet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pesticidereformaeditorialspeca

Të tjera

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Para
Plasin akuzat: Gazetari zbulon emrat e hetuar nga SPAK dhe skandalin e hakerimit

Plasin akuzat: Gazetari zbulon emrat e hetuar nga SPAK dhe skandalin e hakerimit

Lajmet e fundit

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English