Skandal! Qeveria harron se pas orës 13:00 Shqipëria futet në ‘shtetrrethim’: Vijon shembjen e banesave në Astir (Video)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, qeveria ka vendosur që të kufizojë veprimtaritë e shqiptarëve në 8 orë, nga ora 05:00-13:00 dhe më pas i gjithë vendi hyn në ‘shtetrrethim’ pasi nuk lejohet të dalësh nga shtëpia për asnjë lloj arsyeje.

Madje për të siguruar mbarëvajtjen e këtyre masave prej ditësh ka nxjerrë në terren Policinë e Shtetit dhe Policinë Ushtarake, teksa për çdo shkelje parashikohen edhe gjoba.

Mirëpo, duket se vetë qeveria ka zgjedhur mos t’i zbatojë masat e miratuara nga vetë ajo.

Së fundmi, një qytetar i ka dërguar Olti Currit një video ku shihet se në zonën e Astirit vijojnë punimet për prishjen e banesave, ndonëse orari i vënë në dispozicion nga qeveria ka mbaruar, teksa pranë qarkullon edhe një patrullë policie.

Ndonëse punëtorët duhet të ishin në izolim, ata janë të detyruar të punojnë dhe të vënë në rrezik jetën e tyre, teksa qeveria nga ana tjetër jep një shembull shumë të keq te qytetarët, duke mos respektuar vetë masat e marra.

Kujtojmë se ky projekt është hartuar dy vite më parë dhe u shoqërua me protesta nga banorët e zonës së Astirit përgjatë një viti, por u dorëzuan në nëntor të 2019 kur nisi edhe shembja e banesave, madje opozita bëri një pakt- marrëveshje ku premtoi se me ardhjen në qeveri do anulonte menjëherë këtë projekt.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë “Salillari” dhe kjo kompani ka ofruar 1.77 miliard lekë për ndërtimin e këtij segmenti nga 2.25 miliard lekë që ishte fondi limit.

Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi të rikthejë në garë kompaninë “Salillari” e cila ishte skualifikuar nga komisioni i vlerësimit të ofertave në Autoritetin Rrugor Shqiptar sepse nuk përmbushte kriteret.

Ky vendim erdhi menjëherë pas dorëheqjes së drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, nga detyra që ajo mbante.

Shpërndaje
Share.

Komento