Skip to content
Kryesore

Skandal/ Nuk i pëlqyen pyetjet, Rama shtyn gazetaren

· 2 min lexim

Ditën e sotme pas përfundmit të mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, Rama ka zhvilluar intervista me gazetarët.

Teksa ata e pyetën në lidhje me vazhdimësinë e riorganizimit të PS-së, të pashmangshme ishin dhe pyetjet në lidhje me Sazanin dhe investitorin strategjik që është dhëndri i Donald Trump si dhe për ndërtimin e portit të ri.

Mirëpo, duket se këto pyetje nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta nuk i kanë pëlqyer kryeministrit, i cili në vend të argumentave zgjodhi të shtynte gazetaren.

Ai përdori kontakt fizik ndaj gazetares, të cilën fillimisht e preku nga faqet dhe më pas e shtyu.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama ushtron dhunë verbale ndaj gazetares Ambrozia Meta.

DEBATI

Ambrozia Meta: A do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument.

Ambrozia Meta: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët…

Rama: Shqiptarët nga gjithçka që ne po bëjmë, po fitojnë në këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Ambrozia Meta: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Ambrozia Meta: A po mendoni që t’i falni taksat?

Rama nuk i përgjigjet

Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi,

Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!