Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në One Albania: Sistemi bie, klientët nuk mund të kryejnë pagesat

14:24 06/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kompania “One Albania” shpesh përballet me ankesa nga qytetarët për çmimet e larta dhe shërbimin celular të dobët.

Abonentët janë të shqetësuar, pasi nuk mund të kryejnë pagesa ose rimbushje, duke hasur vështirësi që nga mëngjesi i ditës së sotme. Ky problem ka shkaktuar frustrim të qytetarët, të cilët ende nuk kanë marrë një përgjigje për situatën që po kalojnë. Mungesa e mundësisë për të kryer pagesa ka ndërprerë shërbimin celular dhe internetin, dy shërbime që janë të domosdoshme në jetën e përditshme.

Për më tepër, One Albania ka qenë shpesh objekt kritikash për sigurinë e dobët të sistemeve të saj, pasi janë regjistruar raste të ndërhyrjeve dhe hakerimeve. Kompania ka dështuar të mbrojë sistemet dhe klientët nga kërcënimet e sigurisë, duke lënë pasojat mbi konsumatorët.

Një tjetër shqetësim janë çmimet dhe tarifat e caktuara në mënyrë të njëanshme nga kompania, si dhe ndërprerjet e shërbimit. Pavarësisht denoncimeve dhe një gjobe prej 10 milionë lekësh të vendosur nga Këshilli Drejtues i AKEP-it në vitin 2023 për shkelje ligjore, problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Gjithashtu, njëqind punonjës kanë denoncuar kushte të papranueshme pune dhe paga të ulëta. “Po vidhemi, po shfrytëzohemi, po trajtohemi pa dinjitet,” thonë ata, duke zbuluar realitetin e hidhur të një kompanie që është shndërruar në vegël të pushtetit.

Nga ana financiare, shifrat janë gjithashtu alarmuese. Kompania raporton një humbje prej 125 milionë eurosh, një shifër që ngre dyshime të forta për evazion fiskal dhe manipulim të bilanceve.
Ndërkohë, paratë e konsumatorëve shqiptarë po shpenzohen për financimin e projekteve të mëdha në Afrikë, ndërsa shërbimi në Shqipëri mbetet skandaloz.

Në këtë skemë korruptive, Autoriteti i Konkurrencës ka mbetur i heshtur, ndërsa SPAK ka nisur hetimet. Megjithatë, ende mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të ketë mundësinë të çmontojë këtë sistem.
Më 9 prill 2024, një pjesë e aksioneve të kompanisë, 6.56%, u shitën për 200,000 lekë gruas së Klodian Zotos, Ilza Zoto, duke ngjallur dyshime për evazion fiskal dhe mosdeklarim të fitimeve të kompanisë. Ky transaksion ka shkaktuar shqetësime për çmimin e ulët të aksioneve në krahasim me të ardhurat e larta të kompanisë, duke sugjeruar mundësinë e përfshirjes në aktivitete të jashtëligjshme.

Kujtojmë se Klodian Zoto, bashkëshorti i Ilza Zotos, është i kërkuar nga SPAK për krime të lidhura me mashtrimin dhe vjedhjen në landfillet e Elbasanit dhe Fierit, dhe aktualisht është në proces gjykimi për të njëjtat akuza në landfillin e Tiranës. Gjithashtu, Ilza Zoto ka qenë e përfshirë në aktivitete të lidhura me ndërtimin e inceneratorëve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane përmes kompanisë EDARIL & CO ALBANIA, e cila më pas ndryshoi emrin në “7D”.

Gazeta Reforma ka raportuar vazhdimisht për shkeljet e institucionit, parregullsitë dhe vjedhjet që janë evidentuar në “One”. Gjithashtu, ajo ka theksuar ankesat e përdoruesve dhe neglizhencën e kompanisë për të ofruar shpjegime dhe për të gjetur zgjidhje për klientët.

Etiketa: klientetsistemiSkandal në One Albania

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike
Kosovë

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Takimi i thirrur nga kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, ka përfunduar...

19:02 28/06/2025
Para
“Je krijesa më e shpifur që kam njohur”/ Dumani dëshmon në GJKKO

Dumani në GJKKO/ Identifikon oficerin e policisë që bashkëpunonte me krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

18:50 28/06/2025
“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

18:43 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.