Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në Kosovë/ ‘Zhduken’ 2 milionë euro nga Thesari. Ja në cilën adresë janë transferuar

17:26 21/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Vjedhje të thesarit të shtetit nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, ose më mirë duhet thënë se edhe vendet fqinjë po na kopjojnë ne në këtë aspekt.

Fjala është për Kosovën, ku edhe aty dyshohet se është vjedhur thesari i shtetit, ose më mirë një sasi prej plot 2 milionë eurosh të cilat janë zhdukur.

Duket se strumbullari i vjedhjes është një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove, përmes katër transaksioneve të ndryshme.

Ai i ka transferuar paratë në adresë të kompanisë “LDA Group Sh.p.k”, me bazë në Llapushnik.

Ky transaksion i dyshimtë është vërejtur nga Drejtoria për Hetim të Krimeve Ekonomike, pas njoftimit nga zyrtarët e Thesarit.

Në dokumentin që e ka parë “Radio Evropa e Lirë”, i dyshuari L.G është nga fshati Komoran, i komunës së Gllogocit, ndërkohë që dy të dyshuarit tjerë, që ende janë në arrati, janë banorë të fshatit Llapushnik.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se, të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar dhe dy të tjerë gjenden në arrati.

Bëhet fjalë për personat me inicialet, K.Sh dhe V.Sh, të cilët janë të lidhur me kompaninë në fjalë.

Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive, pasi që dyshohet se, një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast është thënë se ka ndodhur me 10 tetor 2020.

Përmes një konference për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2 milionë eurosh. Ajo e ka cilësuar këtë rast si “të izoluar”.

/Burimi: Radio Evropa e Lirë/GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: euroKosoveThesari.vjedhje

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Vlora shënoi sot 9 raste të reja me Covid-19, mes tyre një mësuese

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English