Skandal në Kavajë/ Ndërkohë që prisnin rezultatin e tamponit, mësuesit jepnin mësim! 4 prej tyre dalin pozitivë pas një dite

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hapja e shkollave ka nisur me një skandal në qytetin e Kavajës, ku mësuesit e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, të cilët ishin testuar për COVID-19, kishin shkuar ditën e parë të shkollës në mësim, ndërkohë që prisnin rezultatin e tamponit.

Lajmi ka dalë tashmë në gjimnaz dhe po qarkullon në mesin e nxënësve të cilët, me të drejtë janë shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të prindërve.

Njëri prej tyre ka denoncuar për iconstyle.al se mësuesja me iniciale J., T., që sot rezulton pozitive me virus, ka qenë prezente në klasë të hënën, madje ka dhënë mësim për nxënësit e saj, ndërkohë që ende nuk kishte dalë përgjigja e analizës.

Bashkë me të gjithë stafin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, mësuesja i është nënshtruar testimit ditën e diel, të hënën ka shkuar në shkollë, dhe të martën ka dalë përgjigja pozitive, se J.,T., është infektuar me koronavirus.

Si kjo mësuese e papërgjegjshme ka pasur edhe të tjera që kanë shkuar në shkollë ndërkohë që prisnin rezultatin e tamponit, dhe sipas burimit për iconstyle.al, rezultojnë gjithsej 4 mësues të infektuar.

Burimi bën me dije për iconstyle.al se klasa ku mësuesja e infektuar ka dhënë mësim as nuk është dezinfektuar, ndërkohë që përgjigjet e tamponit kanë dalë dje.

Stafi duhej të ishte vetëkarantinuar deri në daljen e rezultatit të tamponit dhe sigurisht që ky veprim i papërgjegjshëm duhet të dënohet sipas aktit normativ nga strukturat përkatëse.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë u bën thirrje nxënësve për të respektuar protokollin dhe rregullat, janë mësuesit dhe stafi drejtues i shkollës, ata të cilët me sa duket kanë nevojë për disiplinë.

Fakti që mund të mos kesh asnjë simptomë kur je në pritje të rezultatit të tamponit, nuk do të thotë se nuk je i infektuar.

Iconstyle.al do t’i ndjekë deri në fund raste të tilla shqetësuese, ndaj për çdo problem në shkollën tuaj, na shkruani!/Iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento