Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal me koncesionin Orikum-Dukat/ ‘Gjikuria’ dogji afatet dhe nga 8 mln euro që duhet të kushtonte rruga, ka marrë miliona

20:58 15/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Rruga nga Porti i Jahteve në Orikum, deri në urën e “Elizës” në Dukat, gjithsej 14 kilometra u dha me koncesion për t’u ndërtuar nga kompania “Gjikuria”.

Ajo u negociua nga ish-ministri Damian Gjiknuri, dhe ishte përpjekja e këtij të fundit për t’ja bërë “peshqesh” atë “Gjikuria-s”.

Por tani ky koncesion i majm po ndiqet nga pasardhësja e Gjiknurit, ministrja Belinda Balluku.

Kontrata e miratuar në Kuvend parashikonte që ndërtimi duhet të niste më 3 tetor të këtij viti, por rruga edhe këtë të enjte kishte pamjen e një “rruge lufte”. Aty nuk ka asnjë kantier apo makineri të kompanisë ndërtuese që të ketë nisur punën.

Po përse është shkelur afati i vendosur me vendim të Parlamentit? Nga ministria e Infrastrukturës që është përgjegjëse për këtë kontratë, aktualisht jepen disa variante justifikuese, që mbulojnë edhe përgjegjësinë e shtetit dhe të kompanisë.

Si po luhet me koncesionin

Në muajin prill nga ministrja Balluku u fol për pezullim, e më pas për shtyrje të fillimit të punimeve. “Top Channel” ka zbuluar pasi ka pyetur zyrtarisht ministrinë dhe përgjigja ka qenë se, për shkak të pandemisë, afati ishte shtyrë për në 16 nëntor të këtij viti.

Ky është afati që kompania duhet të plotësojë të gjitha kushtet për të nisur punë.

Por çfarë është kjo kontratë koncesionare? Ajo u kritikua që në fillim si abuzime dhe klienteliste. Akuzat erdhën nga institucione shtetërore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se, në tabelën financiare ishte një gabim me një faturë prej 3.6 milionë euro me shumë për pagesa interesash.

Më pas ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili rrëzoi ligjin e miratuar nga mazhoranca me argumentin se, në fillim çmimi ishte më i ulët, duke larguar konkurrentët ndërsa fituesit ju dha mundësia të negocionte çmimin, duke e çuar në 70 milionë euro.

Rruga Orikum-Dukat, 70 mln euro për 14 km; Qeveria harron tunelin e  Llogarasë - Biznes

 

Si u paracaktua tenderi

Ashtu si në tre rrugët e mëparshme, edhe për këtë vepër, tenderi është fituar nga ofertuesi i pa kërkuar i koncesionit, kompania “Gjikuria” për një vlerë fillestare prej 50.5 milionë euro.

Por kjo vlerë përfshin vetëm koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës. Veç saj qeveria do t’i paguajë koncesionarit privat edhe interesat për 13 vjet, që në total sipas listës së paraqitur në projektbuxhetin e vitit 2019, e çojnë faturën e Orikum-Dukat në 9.3 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro.

Rruga ka një gjatësi prej 14.7 kilometrash. Sipas projektit, koncesionari privat do ta ndërtojë me paratë e veta dhe do ta mirëmbajë atë për një periudhë 13-vjeçare. Në këmbim, qeveria do t’i paguajë nga buxheti një shumë totale rreth 70 milionë euro me këste për 13 vjet duke përfshirë dhe interesat.

Orikum-Dukat është vepra e katërt e paketës 1 miliardë euro, pas Rrugës së Arbrit, aksit Thumanë-Kashar dhe atij Milot-Balldren. Projekti fillestar parashikonte që rruga të ndërtohej nga Orikumi në Himarë, duke përfshirë ndërtimin e një tuneli që do të anashkalonte Qafën e Llogorasë.

Por më vonë, projekti u copëtua në dy faza dhe në disa lote që me gjasë qeveria do t’i ndajë për t’u bërë “qokën” disa klientëve të saj.

Rruga Orikum-Dukat është pjesë e paketës së koncesioneve “One Billion”, që ka përmasat e një rruge turistike lokale e tipit “C2” me dy korsi, me gjerësi pak më shumë se 7 metra, në të cilën shpejtësia e projektuar e lëvizjes do të jetë mes kuotave 60-80 kilometra/orë sipas zonave ku kalon.

Denoncimi i PD-së

Në lidhje me këtë koncesion të dyshimtë dhe të favorizuar ka reaguar edhe opozita, ku deputeti i PD-së, Agron Shehaj zbuloi një tjetër shkelje.

Sipas tij, referuar një dokumenti të BERZH-it, një kilometër i kësaj rruge do ndërtohej me vlerën e përcaktuar prej 600 mijë eurosh.

Ndërsa pjesa e dytë e rrugës, që u dha me koncesion, do ndërtohet me 5 milionë euro për kilometër. E gjithë rruga sipas Shehajt, duhet të kushtojë gjithsej 8 milionë euro dhe jo 62 milionë sa është paracaktuar nga Ministrtia e Ballukut.

Qeveria vendosi të pranojë ofertën e pakërkuar të kompanisë “Gjikuria” për ndërtimin e segmentit nga Orikumi në Dukat, ndërkohë që pjesa e mbetur, ajo më e vështira nga Dukati në Himarë u shty për më vonë.

Por “Gazeta Reforma” ka mësuar nga burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës, se kjo shumë rrezikon që të rrumbulakoset në plot 70 milionë euro, dhe kompania “Gjikuria” duket se do të ketë edhe favore të tjera nga ministrja e rrugëve.

/GazetaReforma.com/

 

 

 

 

 

Etiketa: DukatGjikuriakoncesioninOrikumskandal

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Masat vendimtare, të nevojshme për të shpëtuar jetë, OBSH kërkon rritjen e përpjekjeve në përballjen me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.