Situatë shqetësuese në Greqi, 26 viktima nga Covid brenda disa orëve
Situata në Greqi vijon që të jetë shqetësuese për shkak të Covidit. Mediat helene kanë bërë me dije se vetëm në pak orë kanë humbur jetën nga covid-19 26 persona, duke e rritur shifrën e viktimave për shkak të covid në 804 persona.
Sakaq raportohet se në mes të viktimave ka humbur jetën edhe një 48-vjeçar nga zona e Ippokratios.
Kujtojmë se në fqinjin tonë jugor, situata paraqitet e rënduar pasi gjatë ditëve të fundit është shënuar një rekord i infektimeve me Covid, duke bërë që Athina zyrtare të merrte masa për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavusit.
Deri më tani në Greqi 804 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.698./GazetaReforma.com/