Skip to content
Të Gjitha

3 pacientë në intubim tek Infektivi, MSH: Ja e vetmja “armë mbrojtëse” për të parandaluar koronavirusin

· 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit kurba e infektimeve me koronavirus në vend ka shënuar një rënie.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme për 50 raste të reja në 24 orët e fundit, e ndërsa ditën e djeshme u arrit rekordi me 82 raste pozitive.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se ka një rritje të të shtruarve në spital dhe një përkeqësim të gjendjes së pacientëve.

Gjatë 24 orëve numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 53, ku 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

“Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, njofton MSH.

Minitria u bën thirrje qyetarëve që të respektojnë rregullat dhe të jenë striktë në ndjekjen e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

Theksi vihet te distancimi social dhe te domosdoshmëria e mbajtjes së maskave, sidomos në ambientet e mbyllura.

“Ju lutemi respektoni rregullat.

E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia.

Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim”, shton ministria.