Situatë e rënduar në vend, mbi 700 raste të reja dhe 17 viktima nga covid-19!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimet zyrtare në harkun kohor të 24 orëve të fundit në lidhje me covid-19 në vend.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 17 persona për shkak të covid-19, si dhe janë regjistruar705 raste të reja me koronavirus.

Gjithsej tashmë numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 39.719  persona.

Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve janë 528 persona që janë shëruar nga covid-19.

Në katër Spitalet Covid po trajtohen aktualisht 484 pacientë me Covid-19.

Numri i viktimave në vend për shkak të covid-19, deri më tani ka shkuar në 839 persona të cilët kanë humbur jetën./GazetaReforma.com/

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë,

24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,

18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje,

10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës.

5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër,

3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                          705

Të shëruar ne 24 orë                      528

Të shtruar në spitale                       484

Humbje jete në 24 orë                  17

Testime ditore                                2.186

Testime totale                        194.806

Raste pozitive                        39.719

Raste të shëruara                 19.912

Raste Aktive                            18.968

Humbje jete                              839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10051

Durrës  1343

Elbasan  822

Fier  1457

Korçë  1011

Vlorë  926

Shkodër  843

Lezhë  719

Berat  621

Kukës  400

Dibër  216

Gjirokastër  559

Shpërndaje
Share.

Komento