Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata në Veri të Kosovës, Rama: Forcat Speciale duhet të zëvendësohen me dialog

17:44 27/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit të Prishtimës nuk ka ngurruar të “prekë” edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rama tha se  Kosova ka të drejtë për çështjen e reciprocitetit, por që nuk duhet të ndodhë si në rastin e tarifës dhe se forcat speciale s’duhet të rrinë gjatë në zonë.

Ai theksoi se Forcat Speciale duhet të zëvendësohen me forca në tavolinë, pra duke i mëshuar dialogut.

“Për Veriun, është e qartë, Kosova ka të drejtë. Çështja e qarkullimit të mjeteve, e targave është çështje e legjitimitetit, të sovranitetit të vendeve dhe është shqyrtuar në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës, ndërkohë që faktikisht këtu është shumë e qartë që serbët e Kosovës jo vetëm nuk kërcënohen nga asgjë, por janë pakicat kombëtare ndër më të përkëdhelurat, kjo e bën Kosovën shembull. Se kuptoj dot se si mund t’u paguhen dhe faturat e dritave. Fakti është që ata nuk kërcënohen. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve dhe të moszgjidhjes përfundimtare të çështjes. Ato manovra teatrale me helikopterë e avionë mund të sugjestionojnë opinionin publik serb se mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që disponon mjete ushtarake për të mbrojtur vëllezërit, apo mund të sugjestionojnë dhe njerëzit këtu apo në botën shqiptare që shikojnë nga facebook vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu, nuk kishit lindur akoma, apo nuk kishit lindur. Si mund të vazhdojë historia po njësoj. Si mund të vazhdojë të jetohet me luftën, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, pjesë e të cilës nuk mund të diskutohet që është njohja e Kosovës. Mendoj që situata është e qartë, por gjëja që më shqetëson që mos të ndodhë si me tarifën. Çuarja e forcave speciale në momentin e parë për t’u siguruar që nuk ndodh diçka e papëlqyeshme, diçka lënduese për njerëzit, nuk më duket se është një shpallje lufte apo provokim. Mbajtja e forcave speciale për një kohë të gjatë do të ishte bumerang, siç ndodhi me tarifën. Unë e mbështeta, sepse ishte një klithëm për t’u dëgjuar. ishin dërguar letra e letra në Bruksel dhe u desh tarifa për t’i ngritur veshët opinionit ndërkombëtar që nuk jeton përditë me ne, ndaj duhet t’i dalim zot vetes. Me guxim, jo duke imagjinuar që gjërat që dalin në procesin e paqes të zgjidhen me mjetet e luftës, por duke pasur kurajë, aftësi e shkathtësi diplomatike. Çfarë ndodhi me tarifën, nga një klithmë që i lidhi këmbët Kosovës dhe e bëri të dukej si delja e zezë për shkak se u mbajt gjatë pa lidhje. u kthye në një instrument për të bërë politikë brenda Kosovës. Forcat Speciale mund të zëvendësohen me forcat në tryezë. Kosova është fëmija i bashkësisë ndërkombëtare. Këtë bashkësi ndërkombëtare dhe këta miq dhe aleatë të mëdhenj ne duhet t’i mbajmë shumë afër dhe nuk duhet t’u japim shkak që të ftohen, që të zhgënjehen dhe që të lodhen, siç ndodhi me historinë e tarifës kur Kosova humbi shumë reputacion. Politika e jashtme nuk mund të bëhet për politikë të brendshme dhe anasjelltas. Ngatërrimi i këtyre gjërave ka ndodhur”, deklaroi Rama.

Etiketa: Kosoveramatargat

Të lidhura

Sot dita e 7-të e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës
Kryesore

Dita e dytë e rinumërimit në Fier, hapen 40% e kutive, rezultatet

Sot vijon dita e dytë e rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, ku pritet të shqyrtohen 354 kuti votimi...

08:47 01/07/2025
Kundërshtoi sekuestron, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit
Kryesore

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Procesi nisi me urdhër politik

Jamarbër Malltezi e ka cilësuar si një “gjueti shtrigash” procesin penal që po zhvillohet ndaj tij dhe të pandehurve të...

10:02 30/06/2025
Para
Konservatorët synojnë të formojnë koalicion me Social-Demokratët, çfarë thotë pasardhësi i Merkel

Konservatorët synojnë të formojnë koalicion me Social-Demokratët, çfarë thotë pasardhësi i Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

19:02 01/07/2025
Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit

18:20 01/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

17:53 01/07/2025
Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, një i plagosur

17:32 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.