Skip to content
Aktualitet

Situata me zjarret në Majën e Rrunës, Prefektura e Kukësit del me njoftim zyrtar

· 2 min lexim

Komisioni për Mbrojtjen Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë informacion zyrtar për situatën e zjarreve në qarkun verior. Prefektura thekson se vatra e zjarrit të rënë në “Maja e Rrunës” (Laku i Thive dhe Laku i pyllit), është e izoluar dhe është mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel. Gjithashtu, vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë, vazhdon të jetë aktive. Ndërsa në Tropojë dhe në Has, situata është e qetë.

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:

Situata zjarreve sot në Qarkun Kukës

Në bashkinë Kukës – Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku  i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel.

– Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive.

– Nga mesdita është ndërhyrë dhe me Helikopter në vatrën e zjarrit Maja e Zezë, por pa bërë të mundur izolimin e saj.

– Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.