Skip to content
Rajoni & Bota

Situata me COVID-19, Blinken: SHBA dhuroi 500 mijë doza Pfizer për Kosovën

· 2 min lexim

Shetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dhuruar për Kosovën 500 mijë doza të Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili me anë të një postimi shkruan se tashmë me këto doza është afruar me 20% qëllimi i vaksinimit.” Sot SHBA dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit.”, shkruan Blinken.

Blinken shton ndër të tjera se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve të SHBA e Kosovës.

Statusi nga Antony Blinken

Sot SHBA dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19.

Kujtojmë se situata me koronavirusin në Kosovë nuk paraqitet aspak e mirë, ku vetëm ditën e sotme u regjistruan 2.250 raste pozitive me koronavirus dhe u shënuan katër humbje jete. Përhapja e variantit të ri “Delta”, ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të të infektuarve. Po ashtu janë marrë edhe nëj sërë masash shtrënguese nga qeveria për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.