Skip to content
Të Gjitha

Situata e zjarreve në vend, ministri Peleshi tregon ku janë vatrat aktive

· 1 min lexim

Teksa disa zona në vend janë përfshirë nga zjarret masive ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë informacione lidhur me situatën aktuale.

Sipas tij, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave, të cilat kanë qenë aktive.

Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz të Bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Puna vijon edhe në malin Stilos, në Bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan të Bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.

Në fshatin Jarua, në Bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të Bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të Bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të Bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, Bashkia Berat.