Situata Covid-19/ Pipero jep garanci: Nuk do të na duhet të zgjedhim mes…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Referuar deklaratës së sotme të ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, e cila tha nga foltorja e Kuvendit se, nëse situata do të mbingarkohet, mjekëve do t’u duhet të zgjedhin mes pacientëve, vjen reagimi kontradiktor i mjekut Pëllumb Pipero, i cili ka hedhur poshtë pretendimin e shefes së tij.

Doktori Pëllumb Pipero, ka dhënë garanci personale se, në asnjë moment mjekëve nuk do t’u duhet të zgjedhin mes pacientëve të infektuar me Covid-19, se cili prej tyre, do të marrë më parë mjekimin e nevojshëm.

Referuar deklaratës së ministres Manastirliu, e cila tha nga foltorja e Kuvendit se “nëse situata do të mbingarkohet, mjekëve do t’u duhet të zgjedhin mes pacientëve”, Pipero ka kundërshtuar duke siguruar se nuk do ta lejonte të ndodhte kjo gjë.

Mjeku shtoi se, ata kanë vite nëpër spitale dhe nuk kanë vetëm pak muaj eksperiencë, duke besuar në aftësinë e doktorëve për të përballuar edhe një rast mbingarkese.

“Jap garanci personale. Nuk jam mjek që kam vetëm një vit karrierë. Kemi vite këtu ne. ndodhi në vendet e tjera, sepse në fillim nuk dinin asgjë, tani dimë gjithçka”,- tha Pipero për mediat.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento