“Sisteme të brishta shëndetësore”, Corriere Della Sera: Si fitoi Shqipëria dhe Greqia mbi Covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E përditshmja italiane “Corriere Della Sera”, ka publikuar një artikull në lidhje me përhapjen e pandemisë Covid-19 dhe mënyrën sesi e përballuan shtetet e varfra e të pasura.

Sipas saj, më mirë e kanë përballuar situatën shtetet e varfra ekonomikisht e që nuk kanë shumë popullsi të madhe.

Por a është kjo një çështje fati, apo kanë ditur sesi t’i bëjnë ballë situatës shkruhet në artikullin e medias italiane.

Sipas shkrimit, të dhënat e grumbulluara na lejojnë të lexojmë historinë e pandemisë dhe del se në Evropë vendet që zakonisht konsiderohen më të dobëta, kanë fituar ndaj virusit.

Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Hungaria ose Sllovakia kanë pasur, në proporcion me popullsinë, shumë më pak dhe shpesh më pak se një e dhjeta e vdekjeve, të vendeve të Evropës së pasur, si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe.

Këto shtete kishin shumë më pak infeksione, ata arritën të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta përkulin atë më herët.

“Corriere Della Sera” thotë se ndoshta mund të jetë edhe pak çështje fati, por theksohet se: “Ndoshta më pak njerëz që mbartnin virusin, u transferuan në rajonet qendrore dhe lindore të Evropës, në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit”.

“Disa të dhëna sugjerojnë se ekziston edhe diçka tjetër. Ato vende ishin më modeste në sjelljen e tyre, sepse ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore.

Kjo është arsyeja pse ato nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të zbatojnë regjime më të rrepta të bllokimit, duke e bërë këtë më herët dhe me më rigorozitet.

Ata e dinin që nuk mund të merrnin rreziqe përballë pandemisë”, shkruhet në artikull.

Shqipëria ishte në indeksin 84 të mbylljes, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. Vendet më të pasura dukeshin më të qeta (Gjermania me indeksin 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46.

Shpërndaje
Share.

Komento