Skip to content
Të Gjitha

Sipërfaqe të mëdha me kullota përfshihen nga flakët në Vlorë, rrezikohen edhe banesat e qytetarëve (Video)

· 1 min lexim

Fshati Risili në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me kullota dhe ullinj, teksa flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

2 zjarrëfikëse kanë nisur punë për lokalizimin e flakëve, me qëllim moslejimin e përhapjes së tyre në zonat e banuara, teksa njëra prej tyre po qëndron pranë banesave për monitorimin e situatës.

Në shuarjen e flakëve janë përfshirë edhe banorët e zonës, teksa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Më poshtë mund të shihni një video nga vendngjarja siguruar nga ABC News: