Skip to content
Të Gjitha

Simpatizantët e PD i bllokojnë rrugën/ Rama: Deputetë pijanecë bllokojnë integrimin e vendit

· 1 min lexim

Bllokimi i rrugës nga simpatizantët e Partisë Demokratike ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama.

Rama ka thënë se opozita është duke kërkuar të pengojë integrimin e vendit dhe jo t ëvendosje qeverinë me shpatulla pas murit ashtu siç i kishte votuar populli.

“I votuat për të vendosur qeverinë me shpatulla pas murit. Deputetë pijanecë që përplasen me Policinë. Mendojnë se mund të bllokojnë rrugën e transformimit. Një parti e cila do të bllokojë rrugën e shqiptarëve për në BE. I dhamë Lulit gjithçka që kërkoi.”-tha Rama.

Edhe ditën e djeshme Rama ka bërë një deklaratë të ngjashme për protestuesit që bllokuan rrugën në Shkodër.