Skip to content
Aktualitet

Silva Bino nuk i shpëton koronavirusit, epidemiologia shtrohet në spital pasi…

· 1 min lexim

Epidemiologia e njohur Silva Bino, është konfirmuar pozitive me koronavirus dhe nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot virusit të rrezikshëm.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, njëkohësisht anëtare e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë, është shtruar të premten tek Infektivi me temperaturë 39 gradë.

Aktualisht, Bino, mësohet se është në gjendje të stabilizuar shëndetësorë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa temperatura i është ulur.

Lajmi për infektimin me COVID-19 të doktoreshë Binos, është mbajtur fillimisht sekret nga stafi i saj i ngushtë dhe nga kolegët, por burime nga Ministria e Shëndetësisë duket se e kanë “dekonspiruar” për mediat këtë sekret.

Kujtojmë se në këtë luftë me koronavirusin, janë prekur edhe mjekë e infermierë, të cilët përballen çdo ditë me raste të tilla.

Ditën e djeshme u regjistruan 106 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 2 persona.

/GazetaReforma.com/